1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

CDU: "Myslimanët që ndajnë vlerat tona pjesë e Gjermanisë"

14 Dhjetor 2023

Programi i ri parimor i CDU-së e ka të debatin të garantuar. Këshilli Qendror i Myslimanëve akuzon CDU se po kërkon vota tek ekstremi i djathtë. Të tjerë kritikojnë aspektin social të programit.

https://p.dw.com/p/4a323
Logoja e re e CDU
Fotografi: Kay Nietfeld/dpa/picture alliance

Kritika nga shoqata e organizata të ndryshme ndaj programit të ri parimor të partisë më të madhe opozitare gjermane,CDU. Organizata të ndryshme myslimane kanë kritikuar pasazhe të caktuara në draftin e programit. Kreu i Këshillit Qendror të Myslimanëve në Gjermani, Aiman Mazyek akuzoi CDU, se me formulimin "myslimanët, që ndajnë vlerat tona, janë pjesë e Gjermanisë" po kërkon vota tek ekstremi i djathtë. "Të kopjosh nga AfD nuk ka qenë që në shkollë gjë e mirë", tha Mazyek për "Stern". Edhe Këshilli Gjerman i Islamit e kritikoi këtë pasazh. "Diskutime të tilla janë përjashtuese dhe në fund të çorientojnë", tha kreu i tij, Burhan Kesici. "Deklarata të tilla vështirësojnë identifikimin e myslimanëve me Gjermaninë."

CDU kërkon pranimin e "kulturës drejtuese"

Drafti i programit të ri argumenton se lufta kundër ekstremizmit drejtohet kundër atyre që nxisin urrejtje e dhunë dhe kërkojnë vendosjen e një rendi islamist. "Sharia nuk është pjesë e Gjermanisë", thuhet aty. Dhe më tej: "Myslimanët, që ndajnë vlerat tona janë pjesë e Gjermanisë." CDU në këtë mënyrë distancohet nga një fjali e presidentit të atëhershëm gjerman, Christian Wulff, që tha në vitin 2010, se "islami ndërkohë është bërë pjesë e Gjermanisë". CDU kërkon edhe pranimin e një "kulture drejtuese" për të gjithë qytetarët. Këtu bën pjesë edhe respektimi i dinjitetit të njeriut, të drejtat bazë të njerut, shteti ligjor, respekti dhe toleranca si edhe njohja e së drejtës të ekzistencës sAntisemitizmië Izraelit.

Friedrich Merz, kreu i CDU
Friedrich MerzFotografi: Annegret Hilse/REUTERS

Kritika për aspektet sociale të programit të ri të CDU

Kritika drafti i ri ka marrë edhe për propozimet në lidhje me politikën sociale e të tregut të punës. "Në një kohë, kur gjithnjë e më shumë pjesë të popullsisë kanë frikë nga rënia sociale, ky dokument është i papërshtatshëm për të qetësuar njerëzit", është shprehur, Ulrich Schneider, kreu i organizatës sociale për rrjetin redaksional gjerman, RND. Sipas Schneider ai është një sulm ndaj "shtyllave bazë" të shtetit social. "Në vend të mirëqënies për të gjithë, si e premton ky dokument, ai krijon pasiguri për shumë vetë", ka theksuar Schneider. Dokumenti parashikon që pensioni të mbulohet me detyrim edhe nga një investim kapital për pensionet. Mosha e pensionit duhet të përshtatet me pritshmërinë e jetëgjatësisë. Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Carsten Linnemann parashikon që kjo nuk do të thotë që mosha e pensionit të rritet, sepse jetëgjatësia për momentin nuk jep shenja rritjeje dhe mund edhe të ketë ulje si në vende të tjera.

la/tgsch