Protestuesit perplasen me policine ne Prishtine
10 Shkurt 2007Reklamë
Te pakten 50 persona jane te lenduar nga perleshjet me policine, midis tyre ka edhe police, raporton "Neue Züricher Zeitung". Sherbimi Policor i Kosoves ka arrestuar ne oret e mbremjes kreun e Levizjes “Vetevendosje”, Albin Kurti.
Policia ndërkombëtare dhe shërbimi policorë i Kosovës,
perdori gasin lotësjellës, për të shpërndarë disa
mijëra qytetar dhe aktivist të lëvizjes vetvendosje të
cilët tentuan të kalojnë kordonët e policisë, që ishin
vendosur përreth institucioneve të Kosovës. Aktivistët
e lëvizjes vetvendosje protestuan në Prishtinë, kundër
grupit negociator të Kosovës, negociatave me Serbinë
dhe kundër pakos e ndërmjetësit ndërkombëtare për
zgjidhjen e statusit të Kosovës.
Protestuesit brohoritnin parulla kundër grupit
negociator të Kosovës. Protestuesit duke brohoritur, tentuan tu
afrohen institucioneve të Kosovës dhe në atë moment
ndërhyri policia duke perdorur gasin lotësjellës. Në
rrugët e kryeqytetit shiheshin autoambulantat
vazhdimisht duke bartur protestues të dëmtuar nga gasi
lotësjellës. Qeveria kosovare e ka quajtur te rregullt nderhyrjen e forcave policore ndaj protestuesve. Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës
më herët janë shprehur se qytetarët e Kosovës kanë të
drejtë të shprehin pakënaqësitë e tyre për cështje të
caktuara, por nuk kanë të drejtë të destabilizojnë
Kosovën. Cdo destabilizim i vendit në këtë fazë të
zgjidhjes së statusit, sipas negociatorëve kosovar do
të ketë efekte kundërproduktive për vendin.
Reklamë