1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pse Inteli i shtyu planet e fabrikës në Gjermani?

Richtmann Mathis
20 Shtator 2024

Lajmet e këqija për ekonominë gjermane vazhdojnë të shtohen. Qeveria gjermane nuk shqetësohet nga shtyrja e investimit prej 30 miliardë dollarësh të Intel.

https://p.dw.com/p/4kryX
Logoja blu e Intel
Fotografi: Andrej Sokolow/dpa/picture alliance

Kompania amerikane Intel njoftoi këtë javë, se do të ndalojë për të paktën dy vjet planet për ngritjen në qytetin lindor të Gjermanisë, Magdeburg të dy fabrikave për prodhimin e çipëve me vlerë 30 miliardë euro. Por ajo që vlerësohet më së shumti si masë për uljen e kostove në kompani, nënvizon po ashtu se si politikat ekonomike të qeverisë në Berlin nuk arrijnë të joshin investimet.

Intel planifikonte të ndërtonte një fabrikë që do të hapte 3000 vende pune. Qeveria gjermane premtoi ndihma shtetërore me vlerë 9.9 miliardë euro, duke parë këtë investim si një aset strategjik për uljen e varësisë nga gjysmëpërçuesit e prodhuesve aziatik, sidomos për industrinë gjigante të automobilëve në Gjermani. Jens Südekum thotë se sigurimi i çipave për digjitalizimin e makinave është një problem i madhë për industrinë. "Kompania Intel dëshironte të hynte në tregun e çipave që do të lejonte industrinë e makinave të siguronte pikërisht atë që i nevojitet për përparimin ne dixhitalizim" tha për DW, ekonomisti në Universitetin Heinrich Heine në Dyseldorf, Gjermani.

Lajmi për shtyrjen e investimit vjen dy javë pasi prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen njoftoi planet për të mbyllur një, ndoshta edhe dy fabrika vendase për shkak të kërkesës së ulët për automjetet elektrike. Carsten Brzeski, kryeekonomist në bankën holandeze ING, mendon se dy incidentet tregojnë një problem më të gjërë me investimin në Gjermani. "Kjo që ne po shohim aktualisht është de fakto një stanjacion ekonomik 4 vjeçar dhe 10 vjet prapambetje në konkurrencë ndërkombëtare," tha ai për DW.

Ishte duke u bërë gati rruga për qendrën e Intel -makineri, dhera, tabelë ndërtimi
Ishte duke u bërë gati rruga për qendrën e Intel në MagdeburgFotografi: Stephan Schulz/dpa-Zentralbild/picture alliance

Intel me plane që nuk funksionuan

Shefi Ekzekutiv i Intel, Pat Gelsinger tha se krahas fabrikës gjermane, do të ndalet edhe një investim tjetër në Poloni. "Me urgjencë, ne duhet të krijojmë një strukturë që ul koston dhe arrin objektivin e kursimeve prej $10 miliardë,” tha ai në një deklaratë për shtyp dhe një letër drejtuar punëtorëve.

Prodhuesi i çipave me seli në Santa Clara, Kaliforni, ka humbur tregun kundrejt rivalëve dhe ka pasur ngecje në zhvillimin teknologjik. Me një vlerë kompanie pak më pak se 90 miliardë dollarë, ajo nuk mund të krahasohet me pionerin e inteligjencës artificale Nvidia, që tani ka një kapitalizim tregu prej rreth 2.9 trilionë dollarë.

Alexander Schiersch nga Instituti për Hulumtime Ekonomike (DIW) në Berlin thotë se Intel ka menduar për plane ambicioze që "nuk funksionuan”. Në një intervistë për DW ai identifikoi disa faktorë kryesorë nga të cilat do të varet e ardhmja e Intel: Së pari, kompania duhet të tërheq sa më shumë klientë me produktet e tyre. Së dyti, ajo duhet të përmirësojë efektivitetin e kompanisë në tregun e inteligjencës artificiale dhe së fundi duhet të sigurojë që përpjekjet për uljen e kostove të jenë efektive.

Pasi raportimit për një humbje prej 1 milardë dollarësh në tremujorin e fundit, kompania njoftoj se do të largojë rreth 15,000 punëtorë, të krijoj një plan për kursyer 10 miliardë dollarë dhe të pezulloj shpërndarjen e dividenteve tek aksionerët e kompanisë.

Plani për të transformuar kompaninë në një prodhues çipash që fokusohet në produkte për klientë të jashtëm. Kompania ka qenë e ngadaltë në gjetjen e projekteve për klientë të rinj, prandaj dhe fokusi duhet të jetë drejt inteligjencës artificale.

Megjithatë, duke pasur parasysh vështirësitë e Intel, Schiesch vlerëson që gjasat e Intel për të vazhduar planet për fabrikën në Magdeburg të jenë "jo më shumë se 50%”.

Pal Gelsinger, kreu i Intel dhe kryemnistri i landit Saksoni-Anhalt ku do të ndërtohej fabrika, Reiner Haseloff
Pal Gelsinger, kreu i Intel dhe kryemnistri i landit Saksoni-Anhalt ku do të ndërtohej fabrika, Reiner HaseloffFotografi: Peter Gercke/ZB/dpa/picture alliance

Debate të "ndezura" për rialokimin e 10 miliardë eurove

Shtyrja e ndërtimit të fabrikës në Gjermani është një goditje për ambiciet e prodhimit të çipave në Bashkimin Europian dhe ka ngjallur polemika me qeverinë gjermane se ku do të rialokohen 10 miliardë euro që qeveria caktoi për subvencione.

Pasi vendimi i Intel u bë publik, Ministri i Financave Christian Lindner sugjeroi se që subvencioni të përdoret për të mbyllur "boshllëqe" në buxhetin gjerman. Të Gjelbrit, që janë pjesë e kabinetit qeveritar, hodhën poshtë sugjerimin dhe propozojnë që paratë të përdoren për financimin në mbrojtjen kundër ndryshimeve klimatike. Ndërkohë, kancelari socialdemokrat Olaf Scholz, ka qëndruar indiferent deri më tani. Një zëdhënës i Ministrisë së Financave ka thënë për DW-në se ministria aktualisht është duke eksploruar metoda për transferimin e fondeve të papërdorura në arkën e shtetit.

Për Carsten Brzeski, grindjet e qeverisë mbi subvencionet e Intel shfaqin pikëpyetje rreth ambicieve ekonomike të partive qeverisëse. "Është e dukshme që qeveria gjermane nuk ka planifikuar një strategji ekonomike afatgjate", tha ai.