1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Punonjës të Lufthansës do të hidhen në grevë

dpa/Elert Ajazaj29 Gusht 2012

Te Lufthansa shërbyesit e udhëtarëve gjatë fluturimeve do të bëjnë së afërmi grevë. Paralajmërimi vjen pas dështimit të bisedimeve mbi pagat kolektive.

https://p.dw.com/p/15zIo
Fotografi: picture-alliance/dpa

Udhëtarë të shoqërisë ajrore Lufthansa duhet të llogarisin nga dita e sotme me grevat e para. Sindikata e shërbyesve të udhëtarëve gjatë fluturimeve paralajmëroi pas dështimit të negociatave për tarifat e 19.000 punonjësve një konflikt pune të pakufizuar në kohë. Aksionet do të zhvillohen fillimisht vetëm në pika të caktuara, më vonë në gjithë vendin. Lufthansa druan dëme në vlera milionëshe. Anëtari i kryesisë së sipërmarrjes Gerber tha në Frankfurt mbi Main, se ajo po shqyrton një padi kundër ndërprerjes së punës. Sindikata kërkon rritje page me pesë për qind dhe heqje dorë nga ana e sipërmarrjes prej shkurtimit të vendeve të punës dhe zhvendosjes së tyre. Deri tani sipërmarrja ka ofruar rritje pagash me 3,5%, ndërkohë që punonjësit kërkojnë 5%. Ka tri vite, që pagat e këtyre punonjësve nuk shënojnë rritje.