"Punë dhe migrim" - Konferencë e ILO-së në Budapest - Organizata në kërkim të rrgullave për migrimin e krahut të punës
15 Shkurt 2005Konferenca rajonale në Budapest duhet të sjellë përparime. Teknikët e kompjuterave nga India, punëtorët polakë që ndihmojnë për korrjet, apo ukrainaset si babysitter - që të gjithë këta nuk duhet ta ndjejnë veten vetëm: tendenca për të gjetur një punë jashtë vendit është bërë tashmë e pandalshme në mbarë botën e po ashtu edhe në Evropë. Organizata Ndërkombëtare e Punës, shkurt ILO,e konfirmon këtë me shifra të konsiderueshme. Eksperti i kësaj organizate Patrik Taran: "Sipas vlerësimit tonë për të gjithë Evropën janë 26.5 milionë njerëz të punësuar jashtë atdheut të tyre." Këto janë forca pune, që i fitojnë paratë brenda Evropës, por jo në atdheun e tyre - kjo hapësirë shtrihet nga Federata Ruse deri në Irlandë dhe Islandë.
Një numër i madh vendesh, si Shqipëria apo Moldavia gjatë këtyre 15 vjetëve kanë "humbur" kati 1/4 e popullsisë, për shkak të emigracionit të përkohshëm apo të përhershëm. Por që këta njerëz punojnë në ilegalitet në Evropën Perëndimore, sipas ILO-së ky
është nja paragjykim: "Vetëm 10 deri në 15% punojnë pa leje pune. Pra kjo nuk është ndonjë kuotë e lartë." Megjithatë eksperti i ILO, zoti Taran është i bindur, se këta njerëz do të kishin qëndruar në atdhe, nëse p.sh. nuk do të kishte punë në Gjermani apo në shtete të tjera evropiano-perëndimore. Edhe Friedrih Butler, Drejtor i seksionit të ILO-së për Evropën, thotë, se të huajt shpesh herë punojnë në sektorë, ndaj të cilëve nuk kanë interes vendasit: këto janë punë të vështira dhe të paguara keq si p.sh. nëpër fusha, në kantjere ndërtimi apo nëpër kuzhina të mëdha. "Ne gjithnjë e më shumë po na forcohet bindja, se një fenomen i tillë duhet të pranohet: Pra ky ekziston, ndaj shtrohet çështja, se ç´mund të bëjnë për të pasur një formë të rregulluar migracioni?"
Pikërisht këtë ILO-ja e sheh si detyrën e saj. Për këtë qëllim në konferencën rajonale në Budapest janë ftuar kryeministra dhe shumë ministra për të dhënë mendime për gjetjen e një zgjidhjeje. Gjithashtu në konferencë marrin pjesë edhe përfaqësues të sipërmarrësve dhe sindikatave. Nënkryetarja e Lidhjes Federale të Sindikatave Gjermane, Urzula Engelen-Kefer e vlerëson këtë iniciativë: "Për ne është e rëndësishme që edhe sindikatat të marrin pjesë në konsultime të tilla. Eshtë detyrë e sindikatave që të përfaqësojnë edhe interesat e emigrantëve." Sipas zonjë Engelen Kefer të 177 shtetet antare të ILO-së duhet të bien dakord për rregulla të përbashkëta lidhur me punën e të huajve në vendin e tyre: "Kemi të bëjmë me njerëz dhe për këtë arësye duhet të rrespektohen standardet minimale, në mënyrë që atyre t´u garantohet një jetë njerëzore pavarësisht nga emigracioni."
Por shpesh herë nuk ndodh kështu. Njerëzit detyrohen të punojnë duke u paguar nga rroga e tyre shuma tronditëse ndërmjetësuesve, ose ata detyrohen të pranojnë paga qesharake vetëm për arëye se punojnë në ilegalitet. Një tjetër aspekt që do të diskutohet në konferencën e Budapestit është, se shtetet e industrializuara kërkojnë vetëm forca të kualifikuara pune, nga ana tjetër fabrikat apo spitalet në vendet prej nga vijnë emigrantët detyrohen të mbyllen për mungesë të krahut të punës, një fenomen shqetësues janë edhe konfliktet që shkaktohen mes vendasve dhe të huajve. Por për të gjitha këto ka një zgjidhje, nënvizon eksperti në ILO, Patrik Taran: "Ne na duhen rregulla. Ndaj jemi duke parë, se cilat vende orientohen si duhet në këtë fushë dhe nëse munden ato t´ua transmetojnë edhe të tjerëve përvojën e vet. Gjithashtu ne duhet të krijojmë një kornizë brenda së cilës duhet të përshtaten rregullat."
Brenda gjashtë muajsh në tryezën e bisedimeve duhet të paraqitet propozimi i parë. Konferenca e ILO-së do të vazhdojë punimet për katër ditë me radhë në Budapest prej nga priten impulse të reja.