1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëFederata Ruse

Putin fiton 87% të votave sipas rezultateve të para

17 Mars 2024

Rezultati i zgjedhjeve në Rusi nuk habiti askënd. Presidenti Putin qëndron për një mandat të pestë presidencial në post. Komisioni Zgjedhor pas llogaritjeve të para bëri të ditur, se Putin ka fituar rreth 87% të votave.

https://p.dw.com/p/4dozi
Zgjedhjet në Rusi, Rezultatet në televizion
Fotografi: Maxim Shemetov/REUTERS

Në Rusi presidenti Putin ndodhet para një mandati të ri presidencial. Komisioni Zgjedhor bëri të ditur në televizionin rus, se pas llogaritjeve të para, presidenti Putin ka arritur të marrë rreth 87% të votave. Rezultate më të plota priten të hënën. Nëse Putin mban këtë rezultat, do të ishte një rekord, pasi në vitin 2018 ai arriti të marrë 76,7% të votave. Një rezultat të tillë, presidenti Putin do ta prezantojë si një konfirmim të kursit të tij antiperëndimor dhe autoritar.

Vëzhguesit politikë presin që me një mbështetje të tillë, që sipas kritikëve është pasojë pjesërisht e represioneve dhe presioneve të ndryshme, Putin do të forcojë në gjashtë vitet e ardhshme kursin e tij jo vetëm në politikën e jashtme me luftën kundër Ukrainës. Shumë rusë kanë frikë edhe nga një mobilizim i i ri i qindra mijë rezervistëve. Edhe në drejtim të politikës së brendshme Putin do të ndjekë një politikë më ashpër, për të mbytur të gjitha llojet e protestave, si u vu re në tre ditët e zgjedhjeve. Krahas kësaj janë bërë të ditura edhe tatime më të larta për të financuar shpenzimet e larta të luftës dhe projektet socialpolitike.

Kuti votimi
Zgjedhje ku fituesi dihetFotografi: Maksim Konstantinov/SOPA/picture alliance

Shenjë e heshtur e protestës kundër Putinit

Të dielën u zhvillua një protestë e heshtur kundër Putnit. Në orën 12 u mblodhën shumë njerëz para qendrave zgjedhore në protestë të heshtur një "mesditë kundër Putinit"- E veja e opozitarit rus që ndërroi jetë, Aleksei Navalny kishte bërë thirrje për këtë protestë. Vetë ajo mori pjesë në një aksion proteste në Berlin. . Mediat ruse në ekzil kishin bërë thirrje që të dëgoheshin foto dhe video. Kështu në këtë mënyrë u dokumentua, se një numër i madh njerëzish në orën 12 u mblodhën para qendrave të votimit në Shën Peterburg, Novosibirks, Irkutsk, Jekaterinburg.

Julia Navalnaya, e vera e opozitarit që ndërroi jetë, Aleksei Navalny para ambasadës ruse në Berlin
Julia Navalnaya, e vera e opozitarit që ndërroi jetë, Aleksei Navalny para ambasadës ruse në BerlinFotografi: DW

Ekipi i Navalnyt e paraqiti protestën e heshtur në YouTube me livestream. Opozitari Leonid Volkov bëri fjalë për një "shpërthim" të kundërshtimit të një mandati të pestë të Putinit. Një reporter i agjencisë gjermane të lajmeve, DPA tha se edhe në qendrën zgjedhore 31 në Moskë ishte krijuar një radhë e gjatë njerëzish. Raportohet se në disa vende ka pasur ndalime nga policia. Organizata Ovd-Indo njoftoi për 50 ndalime policore të dielën paraditë, gjysma në qytetin Kasan.

 

la/ag