1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Soçi mbyll me sukses Lojërat Olimpike Dimërore

dpa, afp/mck24 Shkurt 2014

Me një ceremoni, po aq madhështore sa ajo e hapjes, përfunduan Lojrat Olimpike Dimërore 2014 në Soçi të Rusisë.

https://p.dw.com/p/1BEPc
Olympische Winterspiele Sotschi Abschlussfeier
Fotografi: Reuters

Në Soçi të Rusisë përfunduan Lojërat e 22-ta Olimpike Dimërore 2014 me një spektakël festiv madhështor në stadiumin olimpik. Mijëra spektatorë dhe tifozë e ndoqën nga afër këtë shoë të madh plot histori, folklor rus dhe elementë artsitikë. Sigurisht që shumë i veçantë ishte spektakël ndërkohë që mijëra të tjerë e kanë përcjellë këtë festival fishekzjarresh nga jashtë stadiumit. Vendi nikoqir ishte dhe fitues i këtij edicioni me 33 medalje gjithsej, Shtetet e Bashkuara me 28 medalje, Norvegjia me 26 madalje. Rusia fitoi vetëm 13 medalje ari, e pasuar nga Norvegjia me 11 dhe Kanadaja me 10. Ndërsa Gjermania arriti të grumbullojë gjithsej 19 medalje duke zënë vendin e gjashtë. Por për Gjermaninë në fund të lojërave u bë i njohur edhe lajmi jo i mirë për dy sportistet e saj me doping.

Olympische Winterspiele Sotschi Abschlussfeier
Fotografi: picture-alliance/dpa

Supriza e kësaj olimpiade ishte Holanda, e cila zuri vendin e 5, falë dominimit të sportistëve të saj në patinazhin e shpejtësisë, duke lënë pas Gjermaninë, Zvicrën dhe Bjellorusinë. Megjithë kërcënimet e forta për veprime dhune apo sulme terroriste para Lojrave Olimpike Dimërore të Soçit, Olimpiket kanë qenë të sigurta deri në ditën e mbylljes. Megjithatë Rusia për shkak të gjendjes së të drejtave të njeriut në këtë vend ishte gjatë gjithë kohës së zhvillimit të lojërave në fokus të shtypit ndërkombëtar. Lojërat e ardhshme Olimpike Dimërore do të mbahen në vitin 2018 në Korenë e Jugut.