Përkujdesja për fëmijët e vegjël u duhet përshtatur realiteteve
16 Maj 2007Koalicioni i madh qeveritar ka arritur në takimin e fundit një sukses të pjesshëm. Ai gjeti një zgjidhje në debatin për vendet në çerdhe por jo për rrogën minimale. Pas gjashtë vjetësh për një ndër tre fëmijë të vegjël në Gjermani duhet të ketë një vend të lirë në çerdhe. Nga viti 2013 prindërit do të kenë të drejtë ligjore për një vend kopshti.
"Pforzheimer Zeitung"
"Dje ishte një ditë e mirë për prindërit në Gjermani dhe natyrisht edhe për të gjithë, që duan të të bëhen prindër. Megjithëse për financimin e vendeve shtesë në çerdhe do të vazhdohet të diskutohet dhe megjithëse do të zgjasë edhe ca, derisa nënat dhe baballarët ta ndjejnë përmirësimin. Koalicioni i madh nuk ka bërë ende shumë, për ta bërë Gjermaninë të aftë për të ardhmen. Kësaj rradhe ka merituar gjithsesi lëvdatë."
"Thüringer Allgemeine"
"17 vjet ka zgjatur deri sa u kuptua. Tani edhe në landet e vjetra e kanë kuptuar, se përkujdesja për fëmijët e vegjël u duhet përshtatur realiteteve. Jo se modeli i një nëne që vrapon në errësirën e mëngjezit me fëmijën në çerdhe është terheqës. Jo se kushtet janë të tilla që dy të rinjve u duhen dy rroga për të jetuar tre vetë. Dhe sepse gratë me të drejtë duan ta percaktojnë vetë vendin e vet, qofte ai në profesion apo në shtëpi."
"Wetzlarer Neue Zeitung"
"Pas zgjedhjeve në Bremen merr një pjesë të madhe puna e qeverisë në Berlin, që i shërben thellimi të profilit të vet. Unioni ka fituar pikë me vendet në çerdhe në fakt do të kishte qenë një temë e Partisë Socialdemokrate. Edhe Partisë Socialdemokrate i nevojitet tani një fitore e tillë për të fituar pikë. Dhe këtë ajo mund ta bëjë në temën e pagës minimale."
Ministri i brendshëm gjerman Schäuble prezantoi raportin e mbrojtjes së kushtetutës në Berlin
Ostesse Zeitung
"Mbrojtësit e kushtetutës dhe ministri i brendshëm Wolfgang Schäuble nuk lënë asnjë dyshim në raportin për vitin 2006. Në shkallën e rrezikut për shtetin federal gjerman rreziku nga terrori islamist ndodhet para kërcënimeve nga ekstremizmi i djathtë dhe i majtë. Është në rregull, që ministri i brendshëm i merr seriozisht sulmet e dështuara me bomba në valixhe dhe videot me kërcënime të xhihadistëve të drejtuara në Gjermani. Megjithatë duke patur parasysh rritjen e akteve të dhunës së radikalëve të djathtë shtrohet pyetja, në se këmbanat e alarmit të organeve të sigurisë nuk duhet të binin këtu. Shtimi i hovshem i dhunës me motive ekstreme të djathta dhe rritja e popullaritetit të neonazisteve gjermanë në politikën lokale dhe rajonale mund ta rrezikojnë demokracinë e këtushme më shumë se disa grupe islamiste."
"Die Zeit" në Hamburg shkruan për protestat ndaj samitit të G 8:
"Të vjen në mend supozimi, se prokurorët federalë me kontrollin e madh kishin dy qëllime: Ata donin në shikonin përgatitjet e skenës së majtë të protesëts dhe nxorën si pretekst dyshimin për terrorizëm, për të justifikuar kontrollin, sipas motos "të shohim një herë, pastaj bëjmë." Dhe ata donin të fusnin frikën. Në rradhë të parë thelbit të fortë të kundërshtarëve të G 8, por edhe rrethit më të gjerë dhe mundësisht të gjithë atyre, që mobilizohen kundër takimit në Heiligendamm."
Süddeutsche Zeitung shkruan për vizitën e Papës në Amerikën Latine:
"Besimin, përgjegjësinë historike dhe politikën konkrete nuk mund t´i ndash aq strikt, siç mendon Papa Benedikt. Po rradhë herë shkon puna mirë, kur një kishtar bëhet politikan. Por edhe nuk mjafton, që të shpallësh të shenjtë vetëm një franceskan, që u jep njerëzve sfera letre me lutje për t´i shëruar."