Atentati në Breitscheidplatz - një "ditë zie dhe turpi"
18 Dhjetor 2022Ministrja Federale e Brendshme Nancy Faeser bëri thirrje që të vazhdohet të merret seriozisht rreziku i terrorizmit islamik. Kërcënimi mbetet i pandryshuar, tha politikania e SPD pa dhënë detaje.
Faeser u bëri thirrje të gjitha departamenteve shtetërore që të tregojnë në të ardhmen më shumë ndjeshmëri dhe mbështetje për njerëzit, jetët e të cilëve janë kthyer përmbys nga një atentat. Nesër (19.12.) në Gedächtniskirche (Kishën Përkujtimore) do të mbahet një ceremoni përkujtimore në kujtim të viktimave. Ajo do të pasohet nga përkujtimi i të vrarëve.
Më 19 dhjetor 2016, një terrorist islamist hyri në tregun e Krishtlindjeve me një kamion të rrëmbyer. Trembëdhjetë persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën. Atentatori u arratis në Itali, ku u qëllua për vdekje nga policia.
aud (dpa, dlf)