1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria gjermane për Afganistanin & Javë e vështirë për Guttenbergun & Prishtina dhe Beogradi rreth raportit të Ban Ki Moonit & Armët bërthamore

23 Prill 2010
https://p.dw.com/p/N4h3

Qeveria gjermane paraqiti këtë javë deklaratën për gjendjen në Afganistan. Seanca filloi me një minutë heshtje: në kujtim jo vetëm të viktimave polake të Smolenskut, por edhe të shtatë ushtarëve gjermanë të rënë në Afganistan. Kancelarja Angela Merkel u detyrua të jepte llogari përpara deputetëve.

Kjo javë është java më e vështirë dhe më e rëndësishme në karrierën e deritanishme të ministrit gjerman të Mbrojtjes, Karl-Theodor zu Guttenberg. Të premten e shkuar ai shoqëroi pesë ushtarët e plagosur gjermanë nga Afganistani për në Stamboll. Ndërsa të shtunën ishte në ceremoninë e përmortshme për katër ushtarët e vrarë të Bundesverit në Afganistan. Në mes të këtyre dy ngjarjeve - të enjten u ul përballë deputetëve të komisionit hetimor të Bundestagut për të dëshmuar lidhur me sulmin ajror të 4 shtatorit të vitit të kaluar.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë, reaguan në mënyra të ndryshme rreth raportit të fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, i cili rekomandon qe te kihet kujdes me veriun e Kosovës. Qeveria në Prishtinë thotë se UNMIK-u më nuk ka ndonjë rol në Kosovë. Ndërsa Beogradi e njeh vetëm pushtetin e UNMIK-ut.

Si do të veprohet më tej me procesin e çarmatimit bërthamor pas nënshkrimit të marrëveshjes së re bërthamore START mes Rusisë dhe SHBA-së? Diskutimi i kësaj çështjeje vuri në dukje mosmarrëveshjet mes ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.

Autor: Anila Shuka/Bettina Marx/Bekim Shehu/Christoph Hasselbach

Redaktoi: Bahri Cani