Qipro dhe Malta, prej 1 janarit me euro
22 Qershor 2007Reklamë
Bruksel:Bashkimi Europian ka rënë dakord që Qipro dhe Malta të përdorin euron si monedhë kombëtare duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm.Vendimi është marrë nga krerët e 27 vendeve të BE-së në Samitin që po mbahet në Bruskel.Ky është një hap përpara për këto dy vende,të cilat u pranuan anëtare të BE-së në 2004.Zona me monedhën e përbashkët euro përfshin tani 15 vende gjithsej me rreth 320 milion njerëz.