1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

231210 START Ratifizierung

23 Dhjetor 2010

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama e mbyll këtë vit me një sukses të madh në politikën e jashtme. Me 71 vota pro dhe 26 kundër senati miratoi të mërkurën (22.12) marrëveshjen e çarmatimit START.

https://p.dw.com/p/zols
Barack Obama nënshkruan marrëveshjen
Barack Obama nënshkruan marrëveshjenFotografi: dpa

Presidenti i SHBA-së u prezantua i vetëdijshëm përpara gazetarëve në konferencnë e shtypit. Ai e kishte vendosur si prioritet miratimin e marrëveshjes START dhe kishte bërë për këtë një punë intensive lobiimi. 13 senatorë republikanë votuan bashkë me demokratët për miratimin e marrëveshjes, duke siguruar kështu më shumë se shumicën e nevojshme të dy të tretave.

"Miratimi ndërpartiak në senat është një sinjal i qartë për botën, që demokratët dhe republikanët janë krah njëri-tjetrit kur është fjala për sigurinë tonë." - tha Obama.

Krahas provës së pushtetit në politikën e brendëshme miratimi i kësaj marrëveshjeje ishte mjaft i rëndësishëm për prestigjin e Obama-n si nobelist i paqes për angazhimin e tij për çarmatimin atomik. Presidenti është i vetëdijshëm për këtë: "Kjo marrëveshje përforocon pretendimin tonë si fuqi drejtuese në përpjekjet për ndalimin e përhapjes së armëve bërthamore dhe për synimin e një bote të paqtë pa këto aarmë."

Përveç kësaj Obama theksoi, se armët ruse tani sërish mund të kontrollohen prej inspektorëve amerikanë. Afati i marrëveshjës së vjetër START skadoi para një viti dhe që atëherë nuk ka pasur më kontrolle.

"Kjo është marrëveshja më e rëndësishme e çarmatimit qysh prej dy dekadash. Ajo na sjell ne sigurinë dhe redukton arsenalet atomike tonat dhe të rusëve."

Gjithnjë e më intensivisht republikanët drejtues në senat gjatë javëve të fundit instonin kundër miratimit të marrëveshjes. Për një kohë të gjatë dukje, sikur ata do të dominonin. Një nga argumentet e tyre ishte: Marrëveshja do ta kufizonte SHBA-në në ndërtimin e sistemit të planifikuar të mbrojtjes nga raketat. Por një ndryshim përkatës i projektmarrëveshjes presupozonte një raund të ri negocitash mes amerikanëve dhe rusëve, gjë që rusët e përjashtojnë kategorikisht.

Debatit në senat i parapriu një atmosferë e karakterizuar prej lëkundjeve dhe mosbesimit kundrejt Rusisë. Senatori republikan nga Arizona Jon Kyl, e kundërshtoi argumentimin e qeverisë, sipas së cilës marrëveshja është e domosdoshme për të bashkëpunuar me rusët lidhur me çështjet ndërkombëtare.

"Ata u dëshmuan si partnerë të vështirë bisedimesh në grindjen për çështjen bërthamore me Iranin dhe Korenë e Veriut. Ndaj unë besoj, që ata bëjnë tek e fundit vetëm atë që është në interesin e tyre. Sinjalet miqësore nga ana e SHBA-së nuk luajnë asnjë rol në pozicionin e tyre." - tha Kyl.

Kyl, fillimisht një mbështetës i marrëveshjes dhe për një kohë të gjatë njëri nga negociatorët kryesorë të palës së republikanëve, donte ta shtynte votimin për vitin e ardhshëm.

Nëse do të ndodhte kështu suksesi për qeverinë e Obama-s do të vështirësohej, demokratëve do t'u duhej të bënin për vete 14 senatorë republikanë. Argumenti i qeverisë për ta kaluar marrëveshjen brenda një kohe të shkurtër, sipas politologut Thomas Mann ka të bëjë me avancimin e procesit, që do të presupozonte një periudhë prej shtatë muaj negociatash, gjatë të cilave do të kaloheshin 18 seanca dëgjimi dhe do të duhej të jepeshin përgjigje për më shumë se 100 çështje.

Republikanët donin ta pengonin suksesin e presidentit, thotë eksperti i çështjeve politike në institutin Brooking në Uashington. Mann është i mendimit, se përmbajtja e marrëveshjes START nuk është aq vendimtare sa fakti, që ajo u miratua.

"Ajo duhej të votohej, qoftë edhe vetëm për të ruajtuar procesin e mbikqyrjes. Në radhë të parë synohet, që të vazhdojnë bisedimet me rusët dhe që në çështjet globale për çarmatimin bërthamor të ruhet kredibiliteti."

Marrëveshja START u nënshkrua më 8 prill nga Barack Obama dhe homologu i tij rus Dimitri Medvedev. Kjo marrëveshje parashikon posedimin e maksimumi 1550 kapsulave shpërthyese nga secili vend si dhe një numër prej 800 sistemeve mbajtëse, raketa - nëndetëse dhe aeroplanë për secilin vend.

Marrëveshja mund të hyjë në fuqi, pasi ajo të votohet edhe nga parlamenti i Rusisë.

Autor: Christina Bergmann / Vilma Filaj-Ballvora
Redaktor: Pandeli Pani