1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Sulm kundër zemrës së demokracisë"

22 Mars 2017

Reagime të tronditura pas sulmit të dyshuar si terrorist në Londër. Kancelarja gjermane, Angela Merkel i ofroi Britanisë së Madhe solidaritetin e Gjermanisë në luftën kundër terrorit.

https://p.dw.com/p/2Zm3W
Deutschland CDU Bundesparteitag in Essen Rede Merkel
Fotografi: Reuters/K. Pfaffenbach

Kancelarja gjermane, Angela Merkel reagoi e tronditur pas sulmeve të dyshuara terroriste në Londër dhe premtoi solidaritet në luftë kundër terrorit. "Edhe pse duhet zbardhur deri në fund sfondi i këtyre akteve, dua të përforcoj qëndrimin e Gjermanisë e qytetarëve të saj, se në luftën kundër çdo lloj forme të terrorizmit ne qëndrojmë fort e të bashkuar në krah të Britanisë së Madhe", tha ajo. Merkel u shpreh se është me mendje tek miqtë britanikë në Londër dhe shprehur ngushëllimet e saj.

Edhe presidenti i ri gjerman, Frank Walter-Steinmeier, i cili të mërkurën bëri betimin si president u shpreh i prekur. "Lajmet për sulmin vrasës në Londër më kanë tronditur thellë" Jam me mendje tek viktimat dhe ata që kanë humbur të afërmit, tha Steinmeier. Ndërsa ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel e cilësoi sulmin në Londër si "sulm kundër zemrës së demokracisë". Gabriel tha, se "nuk është me sa duket rastësi, që ky sulm u krye në afërsi të parlamentit britanik".

Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere u shprehu solidaritetin "miqve britanikë". De Meiziere theksoi, se autoritetet e sigurisë janë në kontakt të vazhdueshëm me kolegët britanikë. "Ende nuk është e qartë se cili ishte motivi i këtij akti brutal , por shumë gjëra flasin për një sfond terrorist", tha ai.