1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Turqia në udhëkryq

19 Prill 2017

Nga mbi 50 milionë zgjedhës në Turqi vendosën në referendum menjë shumcië e ngushtë që presidenti Erdogan në të ardhmen të ketë më shumë pushtet. Por kundërshtarët ndihen të mashtruar dhe vazhdojnë protestën.

https://p.dw.com/p/2bSB2
Türkei Referendum - Proteste
Fotografi: picture alliance/dpa/E. Gurel

Ata s'mund ta besojnë - ndaj marshojnë përmes Stambollit. Ata ndihen të mashtruar për fitoren e tyre. Edhe inxhinierja Neslihan Karatas(ch) u është bashkuar sponatinisht protestave në lagjen Beshiktash. Sepse ajo nuk mund ta besojë, që ka humbur pala e votës Jo. Jo ndaj më shumë pushteti për presidentin. „Unë jam 28 vjeç. Në jetën time nuk kam bërë asgjë me kaq kuptim për demokracinë dhe lirinë sa në këto tre muajt e fundit. Bashkë me miqtë e mi unë kam protestuar në rrugë, kam sqaruar dhe kam bërë thirrje për votën Jo. Ne kemi pasur mjaft mbështeje! Ne nuk e pranojmë këtë rezultat. Ne jemi të sigurtë, që të paktën kemi fituar 55 përqind e votave!"

Në fund referendumi rezutloi me një Po - edhe pse një Po e dobët. Megjithatë presidenti Erdogan u brohorit prej përkrahësve të tij. Që një sërë raportime dhe regjistrime në video flasin për mashtrim elektoral.

Informaticioenia Sibel Yilmazer, e cila u angazhua si ndihmëse elektorale as që nuk mund ta besojë, se shumica e popullsisë ka votuar për ndryshimet kushtetuese. Që këto zgjedhje nuk janë zhvilluar me drejtësi, këtë ajo e ka parë me sytë e vet, na thotë.

„Kur u deshën të transportojnë thasët me votat e numëruara për në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, fillimisht nuk u lejua asnjë nga vëzhguesit që të hipë në makinë, edhe pse kjo është e përcaktuar në rregullore. Tani dëgjoj, që me sa duket në zona të tjera më vonë janë zbuluar vota të paveflshme. E ç'mund të them për këtë?"

Türkei istanbul Referendum Auszählung Stimmen
Fotografi: Getty Images/AFP/O. Kose

Nuk duhet heshtur, thotë Neslihan Karatas. Shumica në qytetin e saj Stamboll i ka thënë jo sistemit presidencial. Aktivistes dy muajt e fundit iu desh të përjetojë, se si disa ish-mësues gjimnazi janë pushuar nga puna ose janë arrestuar. E përderisa situata ekonomike po përkeqësohet gjithnjë e më shumë, shumë prej miqve të saj nuk gjejnë punë. „Unë nuk duroj dot më. Ndaj ata nuk mund të më frikësojnë më. Ata i kanë bërë të gjitha. Na kanë kërcënuar, na kanë ndjekur rrugëve. Tani e dinë, se nuk mund të qeverisin  kundër gjysmës së popullsisë. Ata nuk mund të më frikësojnë më."

Referendumin e humbën për pak kundërshtarët e sundimit autoritar të presidentit Erdogan. Megjithatë Neslihan Karatas dhe të tjerët ndihen si fiutes. Demokratët turq janë të vendosur si asnjëherë më parë.