1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndahet nga jeta mbreti i Arabisë Saudite Abdullah

Andreas Gorzewski23 Janar 2015

Mbreti i Arabisë Saudite Abdullah u përpoq ta përgatisë vendin me kujdes për ndryshime duke u konfrotnuar madje edhe me dijetarët vahabistë të Islamit. Por ai nuk guxoi ndryshime të mëdha.

https://p.dw.com/p/1EPYj
Saudischer König Abdullah bin Abdul Aziz al-Saud BW
Fotografi: Hassan Ammar/AFP/Getty Images

Ndryshimet në Arabinë Saudite ultra-konservatore janë të mundura vetëm me hapa fare të vogla. Këtë e dinte mbreti Abdullah, i cili me kujdes mundohej të vinte në lëvizje kthesën shoqërore dhe politike në vendin e tij. Por sundimtari në moshë të thyer nuk arriti që deri më 23.01.2015 të ndërmerrte reforma radikale.

Abdullah ibn Abdulaziz al-Saud ishte mbreti i gjashtë që nga themelimi i monarkisë saudite. Por ai vazhdonte t'i përkiste brezit të dytë të familjes mbretërore. Kjo kishte të bënte me rregullat e veçanta të trashëgimisë së fronit në shtetin gjigant të shkretëtirës. Froni nuk trashëgohet nga ati tek i biri, por ndër vëllezërit e themeluesit të shtetit Abdulaziz ibn Saud, i cili ka vdekur në vitin 1953. Ai kishte mbi tre duzina djem. Kur Abdullah në vitin 2005 u ngjit në fron dhe bëri betimin para vartësve të tij ai ishte mbi 80 vjeç.

Abdullah u rrit në oborrin mbretëror, ku ai mori një edukim tradicional islam. Ashtu si shumë princëve të tjerë, atij iu besuan funksione publike. Në vitin 1962 ai mori përsipër komandën e Gardës Kombëtare. Më vonë, ai ishte zëvendëskryeministri i dytë dhe më në fund zëvendëskryeministri i parë i qeverisë. Në monarkinë absolute saudite mbreti është edhe kryeministër dhe princi trashëgimtar është zëvendëskryeministër. Kur vëllai nga një anë prindërore dhe paraardhësi i mbretit Fahd u sëmur rëndë dhe nuk ishte më në gjendje të drejtojë postin, Abdullah de facto mori përsipër drejtimin e qeverisë në vitin 1996. Pretendimi për rolin e superfuqisë rajonale

Saudi Arabien Kronprinz Abdullah Ibn Abdel Aziz Archiv 1998
Abdullah ibn Abdel Aziz princ trashëgimtar në vitin 1998Fotografi: Rabih Moghrabi/AFP/Getty Images

Në politikën e jashtme mbreti Abdullah vazhdoi të ndiqte kursin e pretendimit që vendi i tij të jetë një superfuqi rajonale. Në këto përpjekje në radhë të parë ai synonte të dobësonte pretendimet konkurruese të Iranit për pushtet rajonal. Kjo u doli veçanërisht në pah gjatë luftës civile në Siri. Riadi mbështeti rebelët kundër presidentit sirian Bashar al-Asad, për të përmbysur regjimin pro-iranian në Damask dhe për ta dobësuar Teheranin.

Si mbret saudit Abdullah ishte edhe "mbrojtësi i dy xhamive të shenjta". Në Arabinë Saudite ndodhet Meka dhe Medina, dy vendet më të rëndësishme të Islamit. Çdo vit miliona myslimanë nga e gjithë bota ndëmarrin pelegrinazhin drejt Mekës. Si rrjedhojë sundimtarët, që në flamurin e gjelbër të shtetit të tyre kanë simbolin e besimit, luajnë një rol të veçantë në Islam.

Haddsch Pilgerfahrt
MekaFotografi: AFP/Getty Images

Por sauditët kanë një pozitë të veçantë edhe sepse ato promovojnë vahabizmin si një interpretim shumë rigoroz të Islamit. Shteti, individët e pasur dhe fondacionet gjysmëzyrtare eksportojnë me angazhim të madh në vende të tjera mënyrën e pakompromis të shprehjes së besimit. Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në SHBA mbretërisa u akuzua, se po mbështet radikalizimin islamik në mbarë botën. Vahabistëve në vend iu dha akses ndaj moralit publik si dhe sistemit të drejtësisë e arsimit. Edhe reformat më të vogla mund të hasnin në rezistencën e fuqishme të përfaqësuesve ultra-konservatorë të religjonit. Për këtë arsye Abdullach i ka ndryshuar disa herë kundërshtarët e reformave të tij.

Për herë të parë në kabinetin qeveritar emërohet një grua

Kritika shkaktoi ndër të tjera mbështetja me hapa të gradualë ndaj gruas. Pasi burrat sauditë fituan të drejtën e votës në zgjedhjet lokale, në vitin 2015 edhe gratë duhet ta fitojnë të drejtën e votës në nivelin lokal. Në vitin 2009 Abdullah emëroi për herë të parë një grua në qeveri. Zëvendësminstrja e Arsimit ishte përgjegjëse për gratë në sistemin arsimor të ndarë mbi bazë gjinore. Edhe organin konsultativ të vendit - i quajtur Këshilli Shura - Abdullah e hapi për anëtaret femra. Për këtë ai iu kundërvu me fjalë të qarta kritikëve: "Një modernizim i balancuar është një kërkesë e rëndësishme, që u përgjgijet vlerave tona islame. Në kohën tonë nuk ka vend për burracakë dhe të prapambetur." Por megjtihatë ndryshimet nuk avancuan shumë. As nën drejtimin e monarkisë prej tij gratë nuk u lejuan të ngasin makinën. Kësisoj Arabia Saudite është i vetmi vend në botë, ku gratë nuk lejohen ta prekin timonin.

Shoura Riyad
Këshilli Shura në Arabinë SauditeFotografi: picture alliance/dpa

Gjithashtu reformat e tij nuk nënkutpojnë kufizimin e kompetencave absolute të monarkut ndaj pushtetit. Asambleja Këshilluese nuk ka kompetenca. Partitë politike janë të ndaluara. Kritikat ndaj familjes mbretërore dhe Islamit janë tabu. Kërkesat për më shumë reforma përndiqen duke u konsideruar si rrezik për shtetin, kritikët dënohen ashpër, si p.sh. bloggeri Raif Badawi, i cili vitin e kaluar u dënua me dhjetë vjet burg dhe me 1000 goditje me shkop.

Lëvizjet e pranverës arabe as që u ndienë në Arabinë Saudite. Protestat kundër kushtetve të vështira si nepotizmi në ekonomi dhe korrupsioni në monarki janë ndaluar menjëherë përmes dhunës masive të policisë. Trupat saudite madje depërtuan edhe në vendin fqinj Bahrain, për të mbrojtur atje monarkinë prej demonstruesve të indinjuar. Me këtë synohej të parandalohej përhapja e pakënaqësisë në vend. Në fund të fundit Abdullah ashtu si edhe paraardhësit e tij synonte në radhë të parë ruajtjen e dinastisë së vet.