1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Refugjatët mbi një muaj në grevë urie - Ahtina refuzon legalizimin

9 Mars 2011

Në Greqi 300 imigrantë afrikanoaziatikë kërkojnë përmes grevës së urisë legalizimin e tyre. Pavarësisht nga rreziku i një katastrofe humanitare, qeveria refuzon legalizimin duke synuar të frenojë fluksin e imigracionit.

https://p.dw.com/p/10VxD
Refugjatët në grevëFotografi: picture alliance/dpa

Greva e urisë e 300 imigrantëve afrikanoaziatikë të Athinës dhe Selanikut hyri (09.03.2011) në ditët e 44-të dhe jeta e grevistëve ndodhet në rrezik. 104 prej tyre, 86 në Athinë dhe 18 në Selanik, janë transferuar në spital. Ndihma mjekësore u ofrohet grevistëve mes tensionesh me aktivistët në mbrojtje të tyre, dy prej të cilëve u arrestuan nën akuzën se pengojmë grevistët të marrin ushqim. Grevistët marrim vetëm serume glukozë dhe vazhdojnë grevën edhe në spital.

Griechenland Hungerstreik Flüchtlinge 2011
Fotografi: picture alliance/dpa

Cipras: Çështja me dimension humanitar

Ditët por edhe orët ngjajnë tashmë dramatike për grevistët por edhe qeverinë, që me gjithë rrezikun e një katastrofe humanitare nuk pranon të plotësojë kërkesën e imigrantëve për leje qëndrimi. “Qeveria duhet të japë zgjidhje se është një çështje me dimension humanitar” deklaroi kryetari i partisë së majtë Siriza Aleksis Cipras.

Internierungslager in Griechenland
Greqia është e mbringarkuar me fluksin e refugjatëve ilegalë, që zbarkojnë në bregdetFotografi: picture alliance / dpa

Qeveria: Ndërprisni grevën, legalizime nuk ka

Me synim frenimin e fluksit të imigracionit qeveria e thotë hapur se nuk mund të bëjë legalizime masive. Ofron leje qëndrimi vetëm për ata që mund të dokumentojnë 12 vjet qëndrimin e vazhdueshëm, kurse për të tjerët vetëm leje gjashtë mujore me mundësi rinovimi dhe ndihmë financiare për riatdhesim të vullnetshëm. Njëkohësisht u bën apel grevistëve të ndërpresin grevën dhe i kërcënon, në rast të kundërt, me ekstradim në vendet e tyre.



Autor: Niko Anagnosti

Redaktoi: V.Filaj-Ballvora