1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

UN-Kinderschutzresolution

13 Korrik 2011

Rezoluta e OKB-së për mbrojtje më të mirë të fëmijëve në zonat e konflikteve, u miratua njëzëri në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Por debati tregoi se ka ende shumë për të bërë.

https://p.dw.com/p/11uNQ
Ushtarë fëmijë në Uganda.
Ushtarë fëmijë në Uganda.Fotografi: AP

Pamjet tregojnë shkolla dhe spitale të djegura, ushtarë që marrin në shënjestër njerëzit, fëmijë që luten për mëshirë. Ato pasqyrojnë të përditshmen të cilat i kanë pikturuar: Fëmijë nga Nepali, Birmania, Republika Demokratike e Kongos dhe Afganistani.

Moni Shresta nga Organizata nepaleze "Partnerships for Protecting Children in Armed Conflicts" ka bashkëpunuar në pregatitjen e ekspozitës, e cila u prezantua në një hapësirë të ndërtesës së OKB-së në Nju Jork.

Për këtë Shresta thotë: "Konflikti në Nepal ka prekur seriozisht sistemin arsimor dhe shkollat tona".

Fëmijët janë marrë edhe nga shkollat për të marë pjesë në demonstratat politike ose për të luftuar si ushtarë fëmijë. "Bombat u depozituan në shkolla dhe fëmijët dolën nga rruga e shkollës në zjarrin e ushtarëve të qeverisë dhe të grupeve rebele", vazhdon ajo.

Angazhim për fëmijët në konflikte të armatosura - Ban Ki Moon dhe Westerwelle në seancën e KS të OKB-së, 12.7.2011.
Angazhim për fëmijët në konflikte të armatosura - Ban Ki Moon dhe Westerwelle në seancën e KS të OKB-së, 12.7.2011.Fotografi: dapd

Në prani të ministrit të Jashtëm gjerman Guido Westerwelle kjo ekspozitë u hap të martën (12.7.).

Republika Federale e Gjermanisë udhëheq në korrik si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit, instancën më të lartë të OKB-së dhe ka si pikërëndesë mbrojtjen e fëmijëve. Njëzëri Këshilli i Sigurimit në Nju Jork kishte pranuar rezolutën e parapërgatitur nga gjermanët, e cila fuqizon mbrojtjen e fëmijëve në vendet me konflikte të armatosura.

Fëmijë ushtarë në Sudan.
Situatë dramatike: mes 1998 dhe 2008 dy milionë fëmijë kanë humbur jetën në konfliktet e armatosura.Fotografi: picture-alliance / dpa

Kriter i ri për Listën e Zezë

Sepse situata e shumë fëmijve në mbarë botën është dramatike: UNESCO vlerëson që mes 1998 dhe 2008 dy milionë fëmijë kanë humbur jetën në konfliktet e armatosura, gjashtë milionë u plagosën rëndë. Rreth 300.000 fëmijë do të keqtrajtohen si ushtarë. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara synon për këtë të zbatojë një Listë të Zezë.

Për çdo vit sekretari i përgjithshëm i OKB-s, Ban Ki Mun publikon një raport mbi gjendjen e fëmijve nga konfliktet e armatosura dhe paralajmëron këto vende për rrezikun e krimeve të luftës që mund të kryhen ndaj fëmijve. Angazhimi i fëmijëve si ushtarë, vrasja apo gjymtimi dhe abuzimi seksual i fëmijëve bëjnë pjesë në këtë listë.

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle, i cili drejtoi Këshillin e Sigurimit, u shpreh i gëzuar për miratimin njëzëri të rezolutës dhe deklaroi:

"Ata që në të ardhmen kryejnë sulme ndaj shkollave dhe spitaleve, të cilët hyjnë në të ashtuquajturën listë e turpit duhet të llogarisë ndjekje penale, me sanksione, për mizoritë e tij . Ky është një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e fëmijëve në konflikte të armatosura ".

Diskutime në prapaskenë

Eva Smets, Drejtore e mbikqyrjes së fëmijëve dhe konflikteve të armatorura shprehet e gëzuar veçanërisht që rezoluta u pranua njëzëri: "Ky është një konfirmim se të gjithë anëtarët e Këshillit dhe udhëheqësit e botës e kanë marrë seriozisht mbrojtjen e fëmijve në vendet me konflikte të armatosura dhe kanë rënë dakord të gjithë". Nuk ka asnjë lojë politike ose paramendim, dhe të gjitha dallimet e tyre u kapërcyen", thotë ajo.

Por pranimi i rezolutës nuk ishte pa polemika . Veçanërisht Kolumbia dhe India kishin ushtruar kritika të ashpra në prapaskenë.

Autor: Christina Bergmann / Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi: E. Xhani