Rezultati i zgjedhjeve parlamentare në Kroaci ende i paqartë
26 Nëntor 2007Pas zgjedhjeve parlamentare në Kroaci është plotësisht e paqartë se kush do të jetë forca që do të qeverisë vendin në të ardhmen. Si Unioni Demokratik i kryeministrit aktual Ivo Sanader ashtu edhe socialdemokratët në opozitë deklarojnë se kanë fituar zgjedhjet. Nëse merren për bazë shifrat të dyja partitë mund të krijojnë kabinetin e ri me ndihmën e partnerëve në koalicion. Një rol kyç pritet të kenë partitë e vogla një pjesë e të cilave ende nuk kanë deklaruar se cilën forcë do të mbështesin. Shumë qytetarë kroatë bëjnë përgjegjëse udhëheqjen në Zagreb për mangësi në standartin e jetesës dhe në luftën kundër korrupsionit. Socialdemokratët me kandidatin e tyre për postin e kryeministrit Ljubo Jurcic premtuan në fushatën elektorale impulse për ekonominë dhe kundër papunësisë së lartë. Në politikën e jashtme nuk ka thuajse fare ndryshime në programet mes dy partive të mëdha. Të dyja synojnë anëtarësimin e Kroacisë në BE dhe NATO.