1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rezultati zyrtar paraprak: Fitore e ngushtë e SPD-së

27 Shtator 2021

Sipas rezultateve paraprake zyrtare, zgjedhjet e Bundestagut i ka fituar Partia Socialdemokrate, SPD, e cila arriti të marrë 25,7% të votave.

https://p.dw.com/p/40uOZ
Deutschland Wahlen I SPD I
Fituesi Olaf ScholzFotografi: Maja Hitij/Getty Images

Sipas rezultateve të bëra të ditura nga drejtuesi federal për zgjedhjet të hënën në mëngjes, zgjedhjet e Bundestagut i kanë fituar socialdemokratët më 25,7%, kurse Unioni konservator i CDU/CSU-së renditet i dyti me 24,1%. Të Gjelbrit renditen të tretët me 14,8%, të ndjekur nga FDP-ja me 11,5% dhe partia populiste e djathtë, AfD me 10,3%. E Majta arriti vetëm 4,9% të votave, dhe nuk kalon kuotën e 5%, por për shkak se arriti të marrë tre mandate të drejtpërdrejta, hyn në fuqi klauzola bazë e mandateve, kjo nënkupton që E Majta do të hyjë me 39 deputetë në Bundestag.

Bundestagswahl 2021 | Wahlparty der CDU
Armin LaschetFotografi: Fabrizio Bensch/REUTERS

SPD-ja sipas këtyre të dhënave arrin të marrë 209 vende në parlament, kurse CDU-ja 151, CSU-ja 45, Unioni arrin së bashku 196 mandate. Të Gjelbrit kanë 118 deputetë në Bundestag, FDP-ja 92 dhe e AfD-ja 83. Pas shumë kohësh sërish një vend në Bundestag e merr edhe Shoqata e Zgjedhësve të Shlesvigut Jugor, sepse për partinë e pakicës së danezëve dhe frizëve nuk vlen kuota e 5% dhe klauzola e mandateve bazë.

Bundestagswahl 2021 | Wahlparty der Grünen
Annalena Barbock dhe Robert Habeck nga Të GjelbritFotografi: Tobias Schwarz/AFP/Getty Images

Bundestagu i ri do të ketë më shumë deputetë se kurrë më parë. Sipas të dhënave zyrtare në të do të ulen 735 deputetë., me këtë tejkalohet numri rekord i 709 parlamentarëve të legjislaturës së kaluar. Shumica absolute arrihet me 368 deputetë.

Koalicionet e mundshme nga ana matematikore do të ishin një koalicion i SPD-së, Të Gjelbërve dhe liberalëve me 416 mandate, si edhe një aleancë e Unionit, Të Gjelbërve dhe liberalëve me 406 mandate. Për një koalicion SPD, E Majta dhe Të Gjelbrit nuk mjaftojnë votat.

Bundestagswahl | Wahlparty FDP
Kreu i liberalëve, Christian Lindner (majtas) pas shpalljes së rezultateveFotografi: Sebastian Kahnert/dpa/picture alliance

 

 

la/ag