1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rigjenerim! Rritet presioni brenda CDU-së për Armin Laschet

7 Tetor 2021

Një sërë politikanësh nga Partia Kristiandemokrate, CDU kërkojnë një riorientim të partisë konservatore. Disa politikanë kërkojnë edhe ndërrim brezash.

https://p.dw.com/p/41NFE
Sondierungsgespräche zwischen FDP & CDU
Armin Laschet nën presionin e brendshëm të CDU-sëFotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance

Në Unionin konservator CDU/CSU ka filluar debati për rigjenerimin e partisë pas humbjes së ndjeshme në zgjedhjet e Bundestagut më 26 shtator dhe pasojat që duhet të ketë kjo për kryetarin e partisë, Armin Laschet. Të enjten zhvillohet një takim i grupit parlamentar të Unionit për të diskutuar mbi gjendjen aktuale, me ftesë të kreut të tij, Ralph Brinkmann, njoftojnë agjencitë e lajmeve.

Ndërkohë po shtohen kritikat nga radhët e brendshme ndaj kreut të CDU-së, Armin Laschet. Eksperti i njohur për çështjet e brendshme i CDU-së, Wolfgang Bosbach i kujton Laschetit hapjen e rrugës për brezat e rinj. "Në landin Renani Veriore-Vestfali (NRW) Armin Laschet tregoi me Hendrik Wüst, se si bëhet. Ai është një profil i ri, në mesin e të 40-ve", tha Bosbach. Do të ishte një sinjal i mirë, nëse Laschet do të moderonte ndërrimin e brezave brenda CDU-së. "Bëhet fjalë për dinjitetin dhe respekt për vetë Armin Laschet", theksoi Bosbach. "Nuk duam luftë të gjatë me javë. Për këtë i detyrohemi Armin Lschetit, që të veprojmë me respekt ndaj tij."

Wolfgang Bosbach Bundestagsabegordneter CDU
Wolfgang Bosbach Fotografi: picture-alliance/dpa/K. Schindler

"Ndodhemi para një kthese"

Edhe kryetarja e CDU-së në degën e landit Renani-Palatinë, Julia Klöckner kërkoi rigjenerimin e partisë CDU. "Pas 16 vitesh qeverisjeje ndodhemi para një kthese", tha zëvendëskryetarja e CDU-së. "Sado e vështirë që është kjo, ne duhet ta shohim këtë situatë edhe si shans." Sipas Klöckner, ne si Union kemi detyrën e verifikimit si të përmbajtjeve edhe të personelit.

Pas vendimit për fillimin e bisedimeve të koalicionit tresh me socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe liberalët, zëvendëskryetari i partisë, Thomas Strobl u shpreh kritik. "Për ne është veçanërisht e hidhur dhe shpresoj një sinjal, që zhvillimet që na sollën në këtë pikë janë për fajin tonë", tha Strobl për Funke Mediengruppe. Edhe zëvendëskryetari i krahut të punëmarrësve në CDU, Dennis Radtke kritikoi partinë e tij për Funke Mediengruppe, se në opinion nuk e krijuam përshtypjen, se jemi në gjendje të formësojmë të ardhmen. "Para se të flasim për personelin, duhet të shohim njëherë, se çfarë shkoi keq dhe se si duhet të jemi në përmbajtje." "Rigjenerimi i Unionit duhet të bëhet në qendrën e shoqërisë, sepse kemi humbur 2,5 milionë votues tek SPD dhe Të Gjelbrit."

Deutschland | Thomas Strobl | Innenminister Baden-Württemberg
Thomas Strobl Fotografi: Sebastian Gollnow/dpa/picture alliance

la/ag