Rihapet diskutimi për të kaluarën e ish- RDGJ-së
13 Gusht 2007Në arkivat e ish-shërbimit të sigurimit të shtetit të RDGJ-së, Stasi, u gjet së fundi një dokument në lidhje me qëndrimin e njësive kufitare ndaj personave, që përpiqeshin të kalonin kufirin mes dy Gjermanive. Në këtë dokument të gjetur në arkivën e Magdeburgut këto njësi marrin urdhërin e qartë për të qëlluar pa dallim me armë ndaj atyre, që përpiqen të kalojnë kufirin, qofshin këto gra apo fëmijë.
Në Gjermani ka shkaktuar irritim ky dokument i gjetur me rastin e 46 vjetorit të ndertimit të murit të Berlinit nga Republika Demokratike Gjermane.
Udhëheqja komuniste e Republikës Demokratike Gjermane nisi me 13 gusht 1961 ndërtimin e murit në kufi me Berlinin perendimor, për të penguar ikjen masive të njerëzve në perëndim. 28 vjet më vonë me 9 nëntor 1989 ndarja e Gjermanisë mori fund me rënien e murit të Berlinit. Gjatë përpjekjeve për të ikur në perendim në murin e Berlinit gjeten vdekjen së paku 133 vetë.