1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Romani Rose: "Kemi nevojë për strategji të re ndaj romëve"

Robert Schwartz
30 Maj 2020

Romët gjithmonë të diskriminuar, po stigmatizohen edhe më shumë gjatë krizës së Coronës. Kryetari i Këshillit Qendror të Sinti dhe Romëve gjermane, Romani Rose, bën thirrje për hapa vendimtarë kundër anticiganizmit.

https://p.dw.com/p/3d0aH
Slowakei Zehra Polizeibeamte vor  Roma-Siedlung
Fotografi: Reuters/R. Stoklasa

Gjendja e vështirë e romëve në Evropën Lindore dhe Juglindore nuk lidhet vetëm me shpërthimin e krizës së Coronës, por ka vite që është e pranishme. Tani në periudhën e pandemisë në shumë vende të Evropës Lindore dhe Juglindore - në Rumani, Bullgari, Ballkanin Perëndimor, por edhe në Hungari ose Sllovaki - shpesh romët konsiderohen si përhapës të sëmundjes së re Covid-19.

"Zhvillimet në Evropën Lindore janë mjaft shqetësuese, sepse ekstremistët dhe ideologët e djathtë po nxisin gjithnjë e më shumë paragjykime ndaj pakicave duke stigmatizuar dhe margjinalizuar më tej pakicat. Dhe kjo është veçanërisht e rrezikshme në kohë krize. Ka paragjykime se romët janë përhapës të epidemive dhe përbëjnë rrezik të mundshëm,” – thotë për DW Romani Rose, kryetar i Këshillit Qendror të Sinti dhe Romëve gjermanë.

Romani Rose Vorsitzender des Zentralrats Deutscher Sinti und Roma
Romani RoseFotografi: picture-alliance/dpa/C. Schmidt

Por sipas tij edhe në Gjermani vihet re një shtim i racizmit. "Dhe duhet thënë që në historinë e tyre 600-700 vjeçare në Gjermani, sinti dhe romët - ashtu si çifutët - janë shpallur gjithmonë si kokë turku dhe konsideruar përgjegjës për të gjitha problemet me të cilat përballet shoqëria. Dhe këto klishe, kjo formë stigmatizimi dha anticiganizimi kanë bërë që pakica jonë të ketë qenë e përjashtuar vazhdimisht në historinë e saj të gjatë,” – thotë Rose.

Strategji e përbashkët për romët

Më 1 korrik Gjermania merr kryesinë e radhës të Këshillit të BE-së. Dhe Romani Rose mendon se nevojitet një strategji e përbashkët për romët si dhe më shumë vëmendje mediatike për pakicën rome në vendet e tyre të origjinës. "Ne e dimë që ka korrupsion në vende të ndryshme, që kërkohen fonde për përmirësimin e infrastrukturës, ndërtimin e banesave, etj. Paratë rrallë arrijnë tek pakica roma. Ka shenja të para të një ndryshimi në qëndrim në vende të ndryshme ... por unë mendoj se nuk është e mjaftueshme. Ne kemi nevojë për një strategji, kemi nevojë për një koncept, dhe Republika Federale e Gjermanisë duhet të japë shembullin e saj këtu, sepse Gjermania është shembullore në trajtimin e romëve.

Serbien Roma in Nis
Romë në Nish, SerbiFotografi: DW/J. Djukic Pejic

Romët duhet të bëhen të vetëdijshëm

Rose mendon, se "vendimtare është që romët bëhen të vetëdijshëm se janë qytetarë të vendit në të cilin kanë jetuar me shekuj. Vendet e Evropës Lindore janë bashkuar me sistemin tonë të vlerave në Evropën Perëndimore - kjo përfshin lirinë e shtypit, liritë individuale, të drejtat demokratike, shtetin ku sundon ligji. Romët kanë të drejtë të përfitojnë nga këto të drejta nga shteti dhe shoqëria. Dhe ajo që ne mund të bëjmë është të mbështesim romët në përpjekjet e tyre për të drejtat civile në vendet e tyre të origjinës. Kemi pasur përvoja të mira në Evropën Perëndimore, në Gjermani. Këshilli Qendror i Sinti dhe Romëve gjermanë dhe Qendra e Dokumentacionit, shumë organizata politike rajonale dhe shtetërore janë bërë partnerë dialogu mbi baza të barabarta me politikën gjermane.