1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

“Rritje e pabesueshme" e çmimeve

21 Shtator 2022

Çmimet e prodhimit janë rritur me shpejtësi rekorde. Çfarë do të thotë kjo për çmimet e konsumit?

https://p.dw.com/p/4H64F
Deutschland Stahl Salzgitter AG
Fotografi: Julian Stratenschulte/dpa/picture alliance

Papritur në gusht u rritën shumë çmimet e prodhimeve, për shkak të kostove jashtëzakonisht të larta të naftës, gazit dhe energjisë elektrike. Çmimet e prodhimit u rritën mesatarisht me 45,8 përqind, raportoi të martën Zyra Federale e Statistikave. Kjo ishte "rritja më e lartë në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë, që kur bëhen këto lloj sondazhe në vitin 1949".

DW Karikatur | Sergey Elkin | Gas-Preisanstieg in Europa

Kjo ka tejkaluar shumë vlerën rekorde të mëparshme prej 37,2 përqind, nga korriku i këtij viti. Kjo shihet si befasi, sepse ekonomistët kishin pritur një rënie në 37,1 përqind. Çmimet e prodhimit u rritën me 7,9 përqind nga korriku në gusht. "Kjo është gjithashtu rritja më e lartë në krahasim me një muaj më parë, që nga fillimi i matjeve", thuhet në raport.

Inflacioni mund të rritet edhe më shumë

Ekonomistët u befasuan nga rritja e inflacionit në nivel të prodhimeve. "Një rritje e pabesueshme e çmimeve", komentoi ekonomisti i LBBW Jens-Oliver Niklasch këto zhvillime. Kompanitë do të mund të kalojnë vetëm një pjesë të rritjes së çmimeve tek konsumatorët. Por edhe kjo do të influencojë rritjen e inflacionit. E gjithë kjo nuk është e mirë për inflacionin, sepse inflacioni duket se do të mbetet".

Symbolbild Tankstelle
Fotografi: Frank Hoermann/SVEN SIMON/picture alliance

Çmimet e prodhimit konsiderohen si pararendëse për rritjen e inflacionit të përgjithshëm. Në statistika, çmimet llogariten që nga dera e fabrikës - edhe para se produktet të përpunohen ose shiten më tej. Në gusht, çmimet e konsumit ishin 7,9 përqind më të larta se një vit më parë. Bundesbank pret një rritje të mëtejshme në shtator me skadimin e biletës 9 euro në muaj dhe me heqjen e subvencionimeve të karburanteve. Norma e inflacionit ka të ngjarë të "rritet me një nivel dyshifror në muajt e ardhshëm".

Deutsche Bundesbank
Fotografi: Arne Dedert/dpa/picture alliance

Çmimi i gazit dhe energjisë problemi më i madh

Arsyeja kryesore për rritjen e inflacionit në nivel prodhues është energjia, e cila ka kushtuar dukshëm më shumë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt. Çmimet e prodhimit ishin 139 përqind më të larta se në gusht 2021. Gazi natyror kushtonte më shumë se trefish më shumë se një vit më parë (+209,4 përqind), e energjia elektrike ishte edhe më e shtrenjtë me 278,3 përqind. 37 përqind më të larta kanë qenë çmimet e derivateve të naftës. Nafta për ngrohje ishte në gusht dy herë më e shtrenjtë se një vit më parë (+104,0 përqind), ndërsa karburantet e motorëve ishin 27,3 përqind më të shtrenjta.

Çmimet e larta të energjisë po ndikojnë edhe në mallrat e ndërmjetme (plus 17,5 përqind) si metalet dhe kimikatet bazë. Nga rritje të ndjeshme të çmimeve (10,9 përqind dhe 16,9 përqind) ndikohen edhe mallrat e qëndrueshme dhe ato të konsumit. Për shembull, ushqimi ishte 22,3 përqind më i shtrenjtë në gusht se një vit më parë. Çmimet e prodhimit ndikojnë natyrisht edhe në çmimet e konsumit.

Symbolbild | Inflation | in Deutschland
Fotografi: Michael Gstettenbauer/IMAGO

Çmimet e sotme të prodhimit dërgojnë një mesazh të paqartë, thotë Ralph Solveen i Commerzbank. "Rënia e çmimeve të mallrave të ndërmjetëm inkurajon se rritja e çmimeve të konsumit do të arrijë kulmin në muajt e ardhshëm. Megjithatë, rritja e e pandalshme e çmimeve të energjisë tregon se këtu ka një potencial të konsiderueshëm për pasiguri. Ndaj mund të ndodhë që në muajt e ardhshëm të kemi edhe rritje të reja rekorde të inflacionit dhe çmimeve të konsumit."

bc&iw/hb (rtr, dpa)