Rubrika Pas Kuintave: një vështrim pas kuintave në arkivin e shërbimit të fshehtë të RDGJ-së si dhe Lindja e Afërt 30 vjet pas Kamp David-it
23 Shtator 20081.Tema e hapjes së dosjeve të sigurimit të shtetit ka hyrë sërish në axhendën e parlamentit të Shqipërisë. Që nga fillimi i shtatorit "Ligji për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë të administratës dhe të të zgjedhurve" po diskutohet nga komisionet përkatëse parlamentare. Gjermania Lindore e miratoi këtë ligj qysh në vitin 1990 dhe që atëherë i hapi dyert e arkivit të shërbimit të fshehtë të RDGJ-së, Stasi-t. Anila Shuka e vizitoi Zyrën Federale që administron dosjet e tij.
2.Më 17 shtator 2008 u bënë 30 vjet nga shtrëngimi historik i duarve ndërmjet presidentit të Egjiptit Sadat dhe kryeministrit izraelit Menachem Begin. Ky duhej të ishte fillimi i paqes izraelito-arabe. Por 30 vjet pas Camp Davidit, Egjipti dhe Izraeli janë më larg se kurrë me njöri-tjetrin. Sepse në një kohë që palestinezët nuk kanë njö shtet të tyrin, shumica e egjiptianëve e refuzon çdo afrim. Paqe po, por një paqe e ftohtë. Esther Saoub