1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rusia pranon sulmin ndaj portit të Odesës

25 Korrik 2022

Rusia pranon sulmin ndaj "infrastrukturës ushtarake" në portin e Odesës, por nuk sheh asnjë pengesë për eksportin e miliona tonëve grurë nga Ukraina

https://p.dw.com/p/4EcUK
Ukraine-Krieg Odesa |  Raketenangriff auf Hafen
Fotografi: Efrem Lukatsky/Odesa City Hall/AP/picture alliance

Megjithë sulmet me raketa ndaj portit të Odesës në Detin e Zi Moska nuk sheh asnjë pengesë për eksportin e miliona tonëve grurë nga Ukraina. Raketat goditën pjesën e portit që përdoret për qëllime ushtarake dhe që gjendet në një "distancë të konsiderueshme" nga magazinat e grurit, tha të hënën (25.07) Ministri i Jashtëm rus Sergeji Lavrov në Republikën Demokratike të Kongos.

Ägypten Russlands Außenminister Lawrow in Kairo
Sergej Lavrov me kolegun e tij egjiptian, Sameh Shukri, në KairoFotografi: Russian Foreign Ministry Press Service/AP/picture alliance

Një ditë më parë Lavrovi kishte deklaruar në një konferencë shtypi në Kairo, e cila u zhvillua pas bisedimeve me kolegun e tij egjiptian Sameh Shukri, se në bazë të marrëveshjes me Ukrainën eksportimi i gruritdo të rifillojë së shpejti dhe se eksportuesit rusë të drithrave "do të përmbushin të gjitha detyrimet e tyre". Lavrovi e siguroi homologun e tij egjiptian se Moska është e angazhuar për të rifilluar eksportet e grurit në Afrikë.

Ukraine Getreideernte in Region Odessa
Fotografi: Nina Liashonok/Ukrinform/IMAGO

Egjipti është një nga importuesit më të mëdhenj të grurit në Botë. Para luftës rreth 80 për qind e importeve vinte nga Rusia dhe Ukraina, prandaj Egjipti është goditur rëndë nga rritja e çmimeve të grurit.

Lavrov po zhvillon një udhëtim disaditor në disa vende të Afrikës. Destinacionet e tjera të udhëtimit të kryediplomatit janë Uganda dhe Etiopia.