Sabine Kinkartz ka filluar të punojë për DW që në kohë kur parashikimi i motit lexohej akoma në radio me valë të shkurtra. Në atë kohë ajo prezantonte programet radiofonike në Köln, më pas shkoi në Berlin për të punuar si korrespondente për çështje politike dhe ekonomike, para se Angela Merkel të bëhej kancelare. Për një kohë të gjatë, fokusi i saj ishte te qeveria, te Bundestagu dhe te qindra lobistët e biznesit në distriktin qeveritar. Aty ajo mësoi që tekefundit çdo gjë rrotullohet rreth parasë dhe pushtetit. Këto janë edhe dy temat që asaj ende i interesojnë. Por tani preferon të flasë me njerëzit, më të dobtit, që e ndiejnë mbi shpinën e tyre atë që vendoset nga politika.