1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Samiti i BE megjithatë (nuk) do të dështojë

20 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/Ayac

Bruksel: Pak para fillimit të samitit të BE, kryeminstri polak Jarosllav Kaçinski ka paralajmëruar mundësinë e kompromisit. Për gazetën gjermane Bild, Kaçinski tha se Polonia nuk është e interesuar që samiti të dështojë. Ai bëri të ditur se në samitin e Brukselit do të marrë pjesë vëllau i tij binjak, Leh Kaçinski i cili konsiderohet më liberal. Kryeministri tha se sikur të shkonte vet në Bruksel, do të ishte i gatshëm të përdorë veton kundër rregullimit të ri të themeleve të BE. Kryeministri ka kritikuar Gjermaninë me fjalët se qëllimisht po përpiqet të dobsojë Poloninë. Ndërsa komisioneri Hoze Manuel Baroso, ka paralajmëruar në mënyrë indirekte se në rast vetoje, Polonisë do t'i shkurtohen ndihmat financiare.