1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Samiti i BE-së ende pa rezultate

20 Korrik 2020

Krerët e Bashkimit Evropian ende nuk kanë arritur marrëveshje për paketën e ndihmave për shkak të Coronës. Qëndrimet janë të ndara, e ka të tillë që thonë se duhet dhënë vetëm kredi por jo edhe ndihma.

https://p.dw.com/p/3fahd
EU-Sondergipfel zur Bewältigung der Corona-Wirtschaftskrise
Fotografi: picture-alliance/dpa/AP/Reuters Pool/F. Lenoir

Samiti i Bashkimit Evropian kushtuar paketës së ndihmave për virusin Corona do të vazhdojë, pasi që palët nuk kanë arritur ende kurfarë marrëveshje. Bisedimet janë ndërprerë heret në mëngjes dhe do të vazhdojnë sot pasdite. Kështu kumtoi zëdhënësi i Presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel, në twitter. Presidentët dhe kryeministrat e 27 vendeve anëtare po vazhdojnë negociatatg për dy ditë më gjatë, se sa që ishte planifikuar.

Belgien Brüssel I EU-Gipfel I Charles Michel
Fotografi: Reuters/F. Walschaerts

Më parë krerët e vendeve anëtare të BE janë takuar së bashku, pas një pauze gjashtë orëshe. Por takimi rezultoi pa sukses. Shefi i Këshillit Michel i ka ndërprerë bisedimet e përbashkëta diku nga mesnata dhe më pas ka organizuar këshillime të ndara me kancelaren Angela Merkel dhe të tjerët. Pika kryesore e mosmarrëveshjeve është sasia e parave që duhet të ndahet për vendet anëtare nga paketa e ndihmave për shkak të Coronës.

Belgien EU Gipfel
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/J. Geron

Por që tani është e qartë se ndihmat do të jenë më të vogla, se sa ato që dëshironin kancelarja Merkel dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron. Në vend të ndihmave në vlerë prej 500 miliardë euro, tani flitet për 350 -  400 miliardë. Kryeministrat e Austrisë, Holandës, Suedisë, Danimarkës dhe Holandës nuk janë të gatshëm për kompromise të tjera, sepse këto vende janë ndër paguesit e ndihmave. Ndërsa vendet si Spanja dhe Italia kërkojnë madje që të jepen vetëm kredi që duhet të kthehen dhe jo ndihma.