1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sauditët konfirmojnë: Atentatori i Ansbahut kontakte me IS

SC/vk (APE, afp)9 Gusht 2016

Vrasësi i Ansbahut kishte një lidhje me IS-in, konfirmoi Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite, sipas agjencisë Associated Press.

https://p.dw.com/p/1JeIX
Saudi Arabien skyline Riad
Fotografi: Getty Images/AFP/S. Loeb

Një lidhje telefonike saudite është përdorur për të komunikuar me sulmuesin në Gjermani, citon agjencinë e lajmeve Associated Press (AP), Ministria e Punëve të Brendshme e Arabisë Saudite. Mirëpo, linja telefonike në fjalë, nuk është e regjistruar nga një shtetas saudit. Ministria e monarkisë së Gjirit Persik nuk ka komunikuar detaje të mëtejshme.

Udhëzim për terror

Qeveria në Riad i ka mbështetur hetuesit gjermanë në kërkim të ndihmësve potencialë të atentatorit kamikaz. Kështu rezulton që vrasësi i Ansbahut, por edhe ai në Vyrcburg deri pak para sulmeve kanë pasur një kontakt të ngushtë në chat me funksionarë apo agjitatorë të pandehur të „Shtetit Islamik" (IS) nga Arabia Saudite. Gjurmët e chat-it të rikonstruktuara të çojnë në linjën se të dy burrat nga i panjohuri i „Lindjes së Mesme" jo vetëm janë frymëzuar, por edhe janë udhëzuar fjalë për fjalë për veprën.

Në rastin e vrasësit të Ansbahut me prejardhje nga Siria, autoritet besojnë sipas revistës „Der Spiegel", se vdekja e tij më 24 korrik ishte një aksident. Ai me sa duket çantën, të cilën e kishtë të mbushur me eksploziv të përgatitur vetë, synonte ta vendoste në një turmë të festivalit dhe ta aktivizonte atë nga distanca. Pak para sulmit kontakti i chat-it të tij i kishte kërkuar të filmojë shpërthimin dhe t'ia dërgojë atij, bëhet e ditur. Por bomba si duket shpërtheu para kohe, duke vrarë atë dhe duke plagosur 15 persona.

Sauditët dhe ISIS

Monarkia saudite e naftës konsiderohet si një aleate e ngushtë e Perëndimit. Marrëdhënia e saj me regjimin e terrorit të IS-it, megjithatë është e dyfishtë. Riadi merr pjesë në mënyrë aktive në luftën kundër xhihadistëve dhe është gjithashtu një anëtar i koalicionit ndërkombëtar kundër IS-it. Prandaj, IS-i i ka shpallur luftë Arabisë Saudite në fund të vitit 2014 dhe qysh atëherë ka pasur një seri sulmesh në vend. Ekzekutimi i më shumë se 40 të dyshuarve si anëtarë të IS-it në Arabinë Saudite në fillim të këtij viti është kuptuar si një mesazh, se do të luftohen me të gjithë forcën ekstremistët edhe në vend.

Statistikat flasin, se shtetasit sauditë përbëjnë një pjesë të madhe të luftëtarëve të huaj të IS-it. E gjithashtu Mbretëria e ka favorizuar vet rritjen xhihadistëve. Riadi me naftën-miliardëshe promovon përhapjen në mbarë botën të vahabizmit, interpretimi në mënyrë rigoroze konservatore i Islamit. Kjo konsiderohet si një terren pjellor ideologjik për xhihadistët dhe për rendin shoqëror që synojnë ata. Një produkt i ideologjisë vahabiste është edhe IS-i.