1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Scholzi ia rikujton Vuçiqit Marrëveshjen e Ohrit

14 Maj 2024

Kancelari Olaf Scholz i ka kujtuar presidentit serb Aleksandar Vuçiq obligimet e Beogradit në një bisedë telefonike. Vuçiqi ankohet për sjelljet e Prishtinës.

https://p.dw.com/p/4fnJ4
Olaf Scholz dhe Aleksandar Vuçiq
Olaf Scholz dhe Aleksandar VuçiqFotografi: Michael Sohn/AP Photo/picture alliance

Kancelari gjerman Olaf Scholzdhe presidenti serbAleksandar Vuçiq shkëmbyen çështjet më urgjente të hënën në një bisedë telefonike, konfirmuan të dyja palët. Siç tha zëdhënësi i qeverisë në Berlin, u diskutua për "gjendjen e marrëdhënieve dypalëshe".

Në këtë bisedë, Scholz theksoi rëndësinë e dialogutndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe "forcoi mbështetjen e përhershme gjermane” për këtë dialog.

Olaf Scholz
Olaf ScholzFotografi: Darko Vojinovic/AP/picture alliance

"Në të njëjtën kohë (kancelari) sqaroi obligimet serbe në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”, tha zëdhënësi i kancelarit Scholz.

Ankesat e Vuçiqit

Vuçiq deklaroi në Instagram se ai "informoi në detaje" kancelarin Scholz për "situatën pothuajse të padurueshme për komunitetin serb në Kosovë dhe Metohi, si dhe shmangien e vazhdueshme të Prishtinës për të përmbushur detyrimet e saj të pranuara dhe të nënshkruara, veçanërisht në lidhje me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe".

Aleksandar Vucic
Aleksandar VucicFotografi: Darko Vojinovic/AP Photo/picture alliance

"Theksova se në këtë rrugë jo gjithmonë të lehtë, ne kemi nevojë për ndihmën e partnerëve tanë, si Gjermania, dhe se ne llogarisim në mbështetjen e vazhdueshme për integrimin evropian, si dhe stimuj konkretë që do t'i jepnin një vrull të ri vazhdimit të reformave, me energji të re për vendet kandidate në rrugën e BE-së”, tha Vuçiq.

Presidenti i Serbisë falënderoi Gjermaninë për "marrëdhëniet e shkëlqyera ekonomike” me Serbinë dhe në veçanti përmendi "potencialet investuese që janë hapur në kuadër të EXPO 2027”.