1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sektori i shërbimeve publike nis të mërkurën grevat paralajëmruese

5 Mars 2008

Krahas shërbimit urban të qyteteve në Nordrajn-Vestfali të prekura janë edhe aeroportet dhe shërbimet komunale. Sipas sindikatës më të madhe të këtij serktori, Verdi, sipërmarrësi nuk bie dakord për rritjen e pagave.

https://p.dw.com/p/DI6S
Fotografi: AP

Sikur të mos mjaftojë vetëm kjo, nga e hëna e javës së ardhëshme edhe sektori i hekurudhave kërcënon sërish me greva, pas pezullimeve masive të qarkullimit verën e vitit 2007. Kjo është një ndër temat më të komentuara në shtypin gjerman.

Gazeta e Berlinit "Tagesspiegel" komenton: "Shërbimi publik ka kohë që nuk është më një punëdhënës joshës, në disa sektorë madje shumë shpejt do të ndjejmë edhe mungesën e krahut të ri të punës. Të punësuarit në këtë sektor, madje edhe nëpunësit, kanë sot një fuqi blerëse shumë më të ulët krahasuar me pesë vjet më parë. Shumë shoferë autobuzësh, infermierë dhe mësues janë shumë larg pagave të arësyeshme. Në këtë konkluzion arrihet nëse i krahason pagat e tyre me ato të industrisë dhe nëse merr në konsideratë edhe përgjegjësinë që kanë punonjësit e këtij sektori. Por kush duhet të paguajë? Para ka në këtë shoqëri të pasur. Madje ka para për gjithçka të mundshme si p.sh. për rritjen me 9,4% brenda dy vjetësh të rrogës së deputetëve të Bundestagut. Përse duhet që të tjerët të paguhen më pak?

Ndërsa "Kieler Nachrichten" në komentin e saj merr nën lupë rolin e sindikatave Verdi dhe asaj të makinistëve të shoqërisë hekurudhave GDL: "Nëse dështojnë bisedimet për kontrtatat në sektorin e shërbimeve publike dhe nëse nuk zgjidhet konflikti i vazhdueshëm i makinistëve, atëherë kërcënon stanjacioni në të gjithë sektorin e qarkullimit urban dhe atij hekurudhor. Indinjata popullore do t´i prekë si sindikatën Verdi ashtu edhe atë GDL një lloj, por ia vlen të hedhim një vështrim tek të dyja këto sindikata. Vështirë se masa mund ta kapërdijë faktin, që makinistët kërcënojnë me një kryengritje të re, ndonëse pas grevave me javë të tëra ia dolën që të marrin 11% më shumë pagë. Ndryshe qëndron puna me të punësuarit në sektorin e shërbimeve publike. Nëse kërkesat e tyre të drejta hasin në veshin e shurdhër të popullsisë, atëherë kjo për hir të kolegut të tyre të pangopur nga sindikata makinsitëve, GDL, Manfred Shell."