SHBA: Konkurs për projektide për murin kufitar me Meksikën
27 Shkurt 2017Ndërtimi i murit ishte një nga shumë premtimet e Donald Trump gjatë fushatës zgjedhore. Tani ndërtimi i murit pritet të bëhet vërtetë realitet. Por "Muri kufitar" me Meksikën nuk do të jetë ndonjë lloj muri çfarëdo - Agjencia e SHBA-së për Mbrojtjen Kufitare (CBP) ka shpallur një konkurs për sipërmarrjet e ndërtimit që të paraqesin projektide për ndërtimin e murit. Ndërtimi i murit pritet të fillojë në muajin prill.
Krejtësisht në interes të presidentit Trump
Thirrja për konkursin pritet të publikohet deri më 6 mars. Aplikantët duhet të dorëzojnë koncepte ose prototipa "për projektimin dhe ndërtimin" e murit në afërsi të kufirit me Meksikën, thuhet në një deklaratë në faqen e internetit FedBizOpps. Në këtë portal qeveria boton shpalljet e tenderave dhe konkurseve për kontraktorë të mundshëm.
Deri më 20 mars pritet që jenë përzgjedhur idetë më të mira, në mënyrë që kontratat e para të mund të bëhen që në muajin prill. Me sa duket kjo është në krejtësisht në interes të presidentit të ri Trump, sepse ky njoftoi me krenari, se qeveria po fillon me ndërtimin e murit dukshëm përpara afatit.
Meksika ende nuk do të marrë pjesë në shpenzimet për ndërtimin e murit
Kostot e murit fortifikues janë vlerësuar në një raport të brendshëm të Ministrisë për Sigurinë Kombëtare, të cilin e ka pasur në dorë në muajin shkurt agjencia Reuters, deri në 21.6 miliardë dollarë. Kjo shumë është shumë më e lartë se shifra prej dymbëdhjetë miliardë dollarësh, me të cilën kishte bërë reklamë Trumpi gjatë fushatës zgjedhore. Se kush do ta paguajë tani murin është - pavarësisht planeve që po bëhen gjithnjë e më konkrete - ende e paqartë. Qeveria meksikane ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se ajo nuk do të marrë pjesë në mbulimin e shpenzimeve.