SHBA ndëshkojnë Lukashenkon
29 Maj 2021Uashingtoni javën e ardhshme do të rivendosë në fuqi sanksionet ndaj nëntë sipërmarrjeve bjelloruse, vuri në dukje zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. Kjo masë ishte komunikuar qysh në prill si reagim ndaj ndërhyrjes brutale të autoriteteve kundër demonstruesve në ish-republikën sovjetike. SHBA kanë vendosur për herë të parë më 2006 sanksione ndaj Bjellorusisë.
ME BE-në do të koordinohen masat kundër përgjegjësve përreth presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko. Përpos kësaj Psaki sinjalizoi për një tjetër instrument ligjor që ka në dorë presidenti për të pasur më shumë hapësirë veprimi për masa të mëtejshme. Ministria e Jashtme e SHBA-së ka shqiptuar paralajmërime për udhëtimet me Bjellosurinë. Enti i Fluturimeve Ajrore (FAA ) i ka paralajmëruar shoqëritë ajrore, që të jenë „ekstremisht të kujdesshme" me fluturimet mbi Bjellorusinë.
"Sulm ndaj standardeve ndërkombëtare"
Psaki e cilësoi „uljen e imponuar të një avioni të shoqrisë Rynair, që fluturonte midis dy kryeqyteteve të BE-së me pretekst" si dhe arrestimin e kritikut ndaj qeverisë Roman Protaseviç si „sulm direkt ndaj standardeve ndërkombëtare". Lukashenko duhet të mundësojë një „hetim të besueshëm ndësrkombëtar të këtyre zhvillimeve", „të lirojë të gjithë të burgosurit politik" dhe „të hyjë në dialog të zgjeruar me përfaqësuesit e opozitës dhe të shoqërisë civile", kërkoi zëdhënsja e presidentit të SHBA-së Joe Biden.
Më parë presidenti i Rusisë Vladimir Putin i doli në krah Lukashenkos. Në takimin në qytetin e Detit të Zi Soçi Putin i konfirmoi mikut nga Minsku, se „reagimi emocional" i Perëndimit lidhur me rastin është i ekzajgeruar. Bjellorusia dhe Rusia bashkëpunojnë për krijimin e një „unioni" tha Putin. Në kuadër të unionit të dyja palët bashkëpunojnë në fushën e ekonomisë dhe të mbrojtjes. Kremlini prej kohësh insisiton për një integrim më të ngushtë midis dy vendeve. Putin konsiderohet si aleati i fundit i fortë i pushtetmbajtësit në Bjellorusi.
"Regjim pa legjitimitet"
Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen i tërhoqi vëmendjen Lukanshekos të premten (28.05) se kthesa demokratike në vendin e tij është vetëm çështje kohe: "Asnjë represion sado i madh, asnjë brutalitet dhe imponim nuk do t'i krijojë regjimit autoritar të Lukanshenkos legjitimitet", deklaroi von der Leyen. Komisioni i BE-së i premtoi popullsisë në Bjellorusi një paketë ndihme ekonomike prej tre miliardë eurosh, sapo udhëheqja të nisë „tranzicionin demokratik".
Autoritetet bjelloruse të dielën (23.05) e detyruan përmes një avioni luftarak avionin e pasagjerëve të shoqrisë Rynair që fluturonte nga Greqia për në Lituani të ulej në Minsk. Sipas të dhënave të BE-së në bord ndodheshin 171 pasagjerë, ndër ta edhe bloggr-i kritik nga Bjellorusia, i cili u arrestua bashkë me partneren e tij Sofia Sapega. Shumica e pasagjerëve të tjerë pas një vonese prej disa orësh vazhduan udhëtimin drejt Vilnës.
Udhëheqësja e opozitës bën thirrje për protesta
Një vit pas burgosjes së bashkëshortit të saj udhëheqja e opozitës bjelloruse Svetlana Tihanovskaja bën thirrje për solidaritet me të gjithë të burgosurit politik. 38 vjeçarja nga emigracioni në Lituani bëri thirrje për protesta në mbarë botën, edhe për lirimin e blogger-it kritik ndaj qeverisë Roman Protaseviç, i cili u arrestua pas uljes së detyruar të avionit të Rynair. Edhe në disa qytete gjermane janë organizuar protesta.
Sergej Tihanovski në zgjedhjet parlamentare në gusht 2020 donte të kandidonte kundër pushtetmbajtësit autoritar Alexander Lukachenko, por në fund të majit atë e arrestuan. Në vend të tij kandidoi bashkëshortja Svetlana. Sipas të dhënave zyrtare ajo humbi zgjedhjet, që ende konsideorhen të falsifikuara, ndërkohë që lëvizja për demokraci e konsideron atë si fituese të votimeve. Edhe BE nuk e njeh më Lukanshenkon si president të vendit dhe ka vendosur sanksione ndaj Bjellorusisë.
jj/wa/kle (dpa, afp, rtr)