1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA:Një automjet mësyn në masën e njerëzve – Disa të vdekur

1 Janar 2025

Në shëtitoren e Nju Orelanit një automjet mësyu në masën e njerëzve gjatë natës që festohej ndërrimi i viteve. Të paktën dhjetë vetë kanë mbetur të vdekur. Kryebashkiakja e qytetit u shpreh për një "sulm terrorist".

https://p.dw.com/p/4ojXZ
Rrugë natën me njerëz dhe forcat e policisë pasi një makinë depërtoi në masën e njerëzve në Nju Orelans në SHBA
Vendi i ngjrarjes në Nju Orleans pas sulmitFotografi: Gerald Herbert/ASSOCIATED PRESS/picture alliance

Në Nju Orelans një automjet depërtoi në masën e njerëzve, që festonin ndërrimin e viteve. Sipas të dhënave të administratës së qytetit  15 vetë kanë vdekur. Njoftohet gjithashtu për më të paktën 30 të plagosur. Të plagosurit janë dërguar në pesë spitale në rrethina. Ngjarja ndodhi në kohën që njerëzit fetonin ndërrimin e viteve në rrugën Bourbon Street në French Quarter, qendra turistike e qytetit. Autoritetet u bënë thirrje njerëzve që ta shmangin këtë zonë.

Me gjasë ka pasur edhe të shtëna

Guvernatori i shtetit federal të Luizianës, Jeff Landry, në reagimin e tij bëri fjalë për një "akt të tmerrshëm dhune". Kryebashkiakja e qytetit, LaToya Cantrell, vuri në dukje, se po vazhdojnë hetimet, megjithatë aji u shpreh për një "sulm terrorist". Mediet në SHBA citojnë dëshmitarë okularë, që thonë se një automjet i madh me shpëjtësi të lartë mësyu në një rrugë kalimi në masën e njerëzve. Thuhet se janë dëgjuar edhe të shtëna. Deri tani nuk ka ndonjë konfirmim për këtë.

dpa/ard