1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëAmerika e Veriut

SHBA tronditet nga një sulm tjetër amok

25 Maj 2022

Nga një sulm amok në një shkollë fillore në Teksas, SHBA janë vrarë të paktën 19 fëmijë dhe tre të rritur. Presidenti, Joe Biden bën thirrje t'i tregohet vendi lobit të armëve.

https://p.dw.com/p/4Bp0W
USA Texas | Tote nach Schüssen an der Robb Elementary School in Uvalde
Fotografi: Dario Lopez-Mills/AP/picture alliance

Objekt i sulmit amok ishte një shkollë në qytetin e vogël, Uvalde, 135 kilometër larg San Antonios. Autori i krimit, sipas të dhënave të deritanishme, është një 18 vjeçar, që ishte i armatosur me pistoletë dhe automatik, sipas guvernatorit të Teksasit, Greg Abbot, dhe se bëhet fjalë për një person të vetëm që ka qëlluar. Me gjasë një polic e ka qëlluar për vdekje agresorin.

Sipas të dhënave të fundit kanë humbur jetën 19 fëmijë dhe tre të rritur. Shumë të tjerë janë plagosur. Televizioni CNN raportoi, se 18 vjeçari kishte qëlluar gjyshen e tij në fillim, para se të shkonte në shkollë, por kjo nuk është konfirmuar ende.

"Kur për hir të zotit do t'i tregojmë vendin lobit të armëve?"

USA Texas | Tote nach Schüssen an der Robb Elementary School in Uvalde
Fotografi: San Antonio Express-News/ZUMA Press/IMAGO

Presidenti amerikan, Joe Biden doli menjëherë para kamerave pas kthimit nga Azia, pas tragjedisë dhe kërkoi ashpërsim të ligjit të armëve. Si komb SHBA duhet të pyesë veten, "se kur për hir të zotit do t'i tregojmë vendin lobit të armëve?" Sipas tij është thjesht e gabuar, që një 18 vjeçar të shkojë në dyqan armësh dhe të blejë dy automatikë. Nuk mund të ndalësh çdo tragjedi me ligje më të ashpra, por ligje të tilla do të kenë efekte pozitive, është shprehur Biden. Nxënës të klasës së dytë, të tretë apo të katërt lanë jetën "në një masakër tjetër". Prindërit "nuk do t'i shohin më kurrë fëmijët e tyre, nuk do t'i çojnë më kurrë në shtrat dhe nuk do mund t'i përkëdhelin më kurrë."

USA Washington | Ansprache Präsident Joe Biden nach Angriff auf Schule in Uvalde
Fotografi: Manuel Balce Ceneta/AP Photo/picture alliance

Nga sulmet amok me armë në SHBA janë të prekura shpesh shkollat. Kështu në dhjetor 2012 një i ri qëlloi në shkollën fillore Sandy Hook 20 fëmijë dhe 6 të rritur. Në vitin 2018 një 19 vjeçar atëherë hapi zjarr mbi nxënësit dhe fëmjët dhe vrau 17 vetë. 

FBI publikon një statistikë tronditëse

FBI sapo ka publikuar një statistikë tronditëse për vitin 2021. Sipas statistikës të publikuar të hënën në vitin e kaluar ka pasur 61 sulme amok në Shtetet e Bashkuara, që do të thotë 50% më shumë se një vit më parë. Që nga viti 2017 këto sulme janë dyfishuar. Në vitin 2021 në SHBA kahë humbur jetën 103 vetë nga sulmet amok dhe 140 janë plagosur. 60 nga 61 personat sulmues kanë qenë burra.

USA Texas | Tote nach Schüssen an der Robb Elementary School in Uvalde
Fotografi: William Luther/The San Antonio Express-News/AP/picture alliance

FBI përdor për këtë statistikë një përcaktim të qartë: bëhet fjalë vetëm për raste, kur një agresor qëllon njerëzit në publik me qëllim që t'i vrasë. Këtu nuk llogariten rastet e njohura kriminale të dhunës me armë apo shkëmbimet me armë mes bandave. 

Vetëm para një jave një person kishte sulmuar me kallashnikov në Bufalo në një supermarkt duke vrarë 10 vetë. 18 vjeçari ishte arrestuar në vend. Sipas hetimeve, sulmi kishte motive raciste, 11 nga 13 viktimat ishin afroamerikanë.

Në tërësi në SHBA përmasat e dhunës me armë me pasoje shpesh vdekjen janë shumë të mëdha. Autoriteti Shëndetësor i SHBA, CDC në statistikën e fundit llogariti me 45.222 viktima të dhunës me armë në vitin 2020, që do të thotë më shumë se 120 viktima në ditë.


la/qu/rb (dpa, afp, rtr, ap)