Shembet ura Francis Scott Key në Baltimore
26 Mars 2024Në mes të natës, rreth orës 1:30 sipas orës lokale nëSHBA, në shtetin amerikan Merilend u pranuan thirrjet e para të urgjencës, siç njoftuan policia, roja bregdetare dhe zjarrfikësit. Pjesë të mëdha të urës me katër korsi Francis Scott Key në qytetin Baltimore u shembën në ujë. Sipas të dhënave të para, një anije me kontejnerë është përplasur më një prej shtyllave të urës, që shkaktoi shembjen e një pjese të madhe të saj dhe shkaktoi një tragjedi të rëndë.
Në atë kohë kishte edhe disa makina mbi urë, duke përfshirë një automjet më të madh, sa gjysma e një kamioni. Punonjësit e shpëtimit emergjent po kërkojnë të paktën shtatë persona për të ciët dyshohet se kanë rënë në ujë. "Kjo është një fatkeqësi e tmerrshme," i tha shefi i Departamentit të Zjarrfikësve në Baltimore, Kevin Cartwright një gazetari të Associated Press (AP). "Fokusi ynë kryesor për momentin është të nxjerrim dhe shpëtojmë këta njerëz.” Një ekip zhytës është në kërkim të personave.
Ura Francis Scott Key mbi lumin Patapsco është një prej arterie kryesore që, së bashku me Portin e Baltimore, është një qendër transporti në Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara. Ura u hap në vitin 1977 dhe është më shumë se 1.5 milje e gjatë, sipas Departamentit të Transportit të Maryland.
Ajo konsiderohet si një pre urave më të mëdha në botë. Anija me kontejnerë me emrin "Dali” ka marrë flakë pas përplasjes. Ajo lundronte nën flamurin e Singaporit. Sipas autoriteteve, anija ishte rrugës nga Baltimore për në Colombo, kryeqyteti i Sri Lankës.
bc/sti (ap, dpa, afp, rtr, X)