1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shmangen grevat e makinistëve, por mbeten shumë pikëpyetje

14 Janar 2008

Suksesi i arritur nga sindikata e makinistëve në Gjermani GDL është tema më e komentuar në shtypin e ditës.

https://p.dw.com/p/CpIa
Fotografi: picture-alliance/dpa

Gazeta "Manhaimer Morgen" komenton: "Këmbëngulja e sindikatës GDL ia vlejti për të gjithë. Deri në fund të muajit do të vendoset një kontratë më vete për makinistët, antarë të kësaj sindikate. Por derisa të vuloset kjo kontratë mund të ketë edhe të papritura. Një pikë është, se çfarë lirishë do t´i garantojë kjo marrëveshje personelit të shërbimit të trenave. Ndërsa sindikata GDL e shkëputur tërësisht prej sindikatave të tjera do të paraqesë kërkesa për pagat, sindikatat e tjera vazhdojnë të këmbëngulin tek proceset e votimit. Tek e fundit makinistët nuk ia kanë arritur qëllimit kryesor të grevës."


Një tjetër aspket nxjerr në pah komentatori i "Nürnberger Zeitung": "Le të shpresojmë që konflikte të tilla për kontratat të mos bëhen shembull për vendosjen e paqes sociale në vend. Në rast të kundërt do të përjetojmë shembuj të tjerë, se si grupet e fuqishme profesionale mund të shkëputen prej kolegëve të tyre brenda së njëjtës ndërmarrje, vetëm sepse ato mund të ushtrojnë më shumë presion. Një gjë e tillë mund të ketë si pasojë që pikërisht sindiktatat të bëhen shkas për ashpërsimin e dallimeve në paga, gjë që s´ka të bëjë aspak me solidaritetin, për të cilin ato përbetohen."