1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shoqatat e mjedisit: Vjosa të shpallet Park Kombëtar

22 Mars 2021

Slogani i ri "Vjosa Parku Kombëtar Tani" është një apel për të mbrojtur lumin e fundit të madh të egër të Evropës, thonë mbrojtësit e mjedisit.

https://p.dw.com/p/3qxNl
Naturschützer fordern politische Unterstützung aus der EU für Vjosa-Nationalpark in Albanien
Fotografi: Paul Buske

Aktori i famshëm i Hollivudit, Leonardo di Caprio, ishte një nga të parët që promovoi filmin e shkurtër të prodhuar nga kompania “Patagonia” me titull “Vjosa Forever”: "Lumi Vjosa, speciet e tij dhe gjallesat që varen prej tij janë në rrezik dëmtimi të përhershëm nga digat. Shikoni filmin "Vjosa Forever" nga Patagonia dhe nënshkruani peticionin, që i kërkon qeverisë shqiptare të mbështesë #VjosaN NationalParkNow ", shkroi aktori dhe aktivisti mjedisor në Twitter më 11 mars.

Në fakt, fjala nuk është për një peticion, por për një fushatë sensibilizuese, ku përfshihet edhe një zotim që ambientalistët duan ta marrin nga kandidatët për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, që do të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Mesazh në Parlamentin Europian

Ndërkohë, në ditën botërore të Ujit, 22.03., disa organizata për ruajtjen e natyrës, i dorëzuan një seri fotografish Parlamentit të Evropës, për të kujtuar edhe një herë, se çarë monumentesh kulturore përbman Lumi i vetëm i egër i Evropës.  

Në 4 Mars, Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian vendosi të përfshijë Vjosën në raportin e progresit për Shqipërinë. Në raport, komiteti i kërkon qeverisë shqiptare të braktisë planet e digës përgjatë Vjosës dhe "të krijojë një Park Kombëtar të Vjosës sa më shpejt të jetë e mundur, i cili do të përfshijë të gjithë gjatësinë e lumit".

Anullimi i HEC-eve ende i pasigurt

Sipas shoqatës mjedisore gjermane EuroNatur, 38 diga ishin planifikuar në Vjosa deri vonë. Kontratat janë nënshkruar tashmë për dy prej tyre,Kalivaç dhe Poçem, por asnjëra prej tyre nuk është ndërtuar ende pasi lënda është në  gjyq.

Në shtator 2020, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,  njoftoi, pas protestave të ndryshme të ambienalistëve, se do t’i anulonte projektet e hidrocentraleve dhe se në pjesë të Vjosës do ta kthente në Park Kombëtar. 

Albanien  Vjosa Tal Fluss
Lugina e VjosësFotografi: picture-alliance/dpa/R.Zimmermann

Sipas informacioneve të EcoAlbania, planet aktuale për Vjosën duket se i japin asaj vetëm statusin e zonave të mbrojtura si park natyror. “Kjo nuk do të përjashtonte ndërtimin e hidrocentraleve dhe do të ishte  shumë larg standardeve të mbrojtjes së një parku kombëtar”, thotë Olsi Nika, drejtori ekzekutiv i  shoqatës EcoAlbania për DW.

Albanien | Naturschutz | NGO
Laguna e Nartës, pranë Akërinisë, FlamingoFotografi: PPNEA

Çështje e vullnetit politik?

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë, Zamir Dedej, në një konferencë virtuale, të mbajtur më 18 mars 2021, u shpreh skeptik ndaj idesë së Parkut Kombëtar në të gjithë territorin e Vjosës: Është vullneti politik ai që  vendos nëse një zonë është në të vërtetë e mbrojtur apo jo“, tha Dedej në konferencën virtuale në 18 Mars 2021, duke u pozicionuar kështu kundër krijimit të një parku kombëtar përgjatë gjithë Vjosës.

Që pushteti politik jo rrallë është mbi ligjin në Shqipëri, kjo mund të shihet qartë edhe në disa projekte aktuale në zonat e mbrojtura, kujton Nika në një intervistë me DW.  Në fillim të Marsit 2021, qeveria miratoi ndërtimin e një aeroporti të dytë, në Akërni, të Vlorës. Zona e ndërtimit është e vendosur në mes të një rezervati natyror që i përket rajonit përreth Vjosës. Jo shumë larg nga atje është një nga vendet më të rëndësishme të pushimit për zogjtë migrues si flamingot, rosat e egra dhe lejlekët,  gjatë rrugës nga Evropa në Afrikë. Prandaj, duhet një Park Kombëtar, thotë Nika.  Në mënyrë që projekte të tilla të mbrohen më mirë.

Olsi Nika Eco Albania Balkan Action Week Protests
Osli Nika, duke protestuar për mbrojtjen e lumenjveFotografi: Besjana Guri

Edhe një grup i fituesve të çmimit Alternativ Nobel, nën dretjimin e ambjentalistit gjerman, Michael Succow, është i mendimit, se Vjosa duhet të shpallet Park Kombëtar.  Pak kohë më parë ata i patën dërguar një letër  autoriteve shqiptare dhe evropiane që ta kthenin Vjosën në  Parkun e Parë të një Lumi të Egër në Evropë.

"Një park kombëtar ose një trashëgimi natyrore botërore e çertifikuar sipas kritereve të OKB-së, është e siguruar dhe mund të përfitojë nga fondet e BE-së", argumenton 79-vjeçari në një intervistë me DW. Ndryshe është kur ke vetëm statusin e një parku natyror, ku mund të ndërhyjë edhe dora e njeriut, thotë ai: "Atëherë, aty çdokush mund të bëjë atë që dëshiron: disa ndërtojnë diga, të tjerët sisteme të mëdha rrugore ose komplekse hotelesh".

Lumi me gjatësi 270 km, i cili e ka burimin në Greqinë veriore si "Aoos", rrjedh nëpër grykat e pjerrëta dhe shpatet e Shqipërisë së Jugut; gjarpëron më pas midis ishujsh të rrallë zhavori dhe rëre, ku herë-herë shkon arrin një gjerësi deri në dy kilometra; dhe derdhet në lagunën e Nartës, pranë Vlorës, në brigjet e Adriatikut.

Vjosa është unike

"Vjosa është lumi i fundit i paprekur në Ballkan dhe në Evropë," thotë Andrej Sovinc i Komisionit Botëror të IUCN për Zonat e Mbrojtura (WCPA) në një intervistë për DW. "Krahët e saj, të cilët deri më sot nuk ndërpriten nga diga, transportojnë sasi jashtëzakonisht të mëdha të sedimenteve, ujit dhe rërës, duke mbështetur kësisoj një biodiversitet jashtëzakonisht të madh dhe shumë habitate."

Mbi 1175 specie kafshësh dhe bimësh janë identifikuar deri më tani në dhe përreth Vjosës. 39 prej tyre janë në listën e kuqe ndërkombëtare të specieve të kërcënuara të Bashkimit Ndërkombëtar të Ruajtjes së Natyrës (IUCN). 

Deutscher Umweltpreis Michael Succow
Michael SuccowFotografi: picture-alliance/dpa/Revierfoto

Mbrojtja  lumit Vjosa është pjesë e fushatës “Ruaj Zemrën Blu të Evropës”, e cila synon të mbrojë lumenjtë me vlera natyrore veçanërisht të larta në Gadishullin Ballkanik, të cilët kërcënohen nga më shumë se 3,400 projekte hidroenergjitike.

Vjosa është një dhuratë për të gjithë Evropën, thekson Succow: "Prandaj këshilla ime për qeverinë: Ruani këtë natyrë, për ju, për njerëzit tuaj dhe për Evropën."