1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shpërthim në Parkun Kimik Leverkusen

27 Korrik 2021

Në parkun kimik Leverkusen ndodhi një shpërthim në një fabrikë për djegien e mbeturinave toksike. Hetimet nëse prej shpërthimit dhe zjarreve janë çliruar në ajër substanca helmuese vazhdojnë.

https://p.dw.com/p/3y910
Rauchwolke über Chempark Leverkusen
Fotografi: picture alliance/dpa

Një punonjës gjeti vdekjen dhe 31 u plagosën gjatë shpërthimit të rëndë që ndodhi në parkut kimik Currenta Leverkusen. Katër punonjës të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Shpërthimi ndodhi në një nga rezervuarët e impiantit të djegies së mbetjeve të rrezikshme, ne zonën ku grumbullohen dhe asgjësohen mbetjet e prodhimit të kompanive kimike që gjenden në këtë park industrial.  Shpërthime shkaktoi zjarre dhe re të shumta tymi që dukeshin prej disa kilometrash larg.

Rauchwolke über Chempark Leverkusen
Fotografi: Oliver Berg/picture alliance/dpa

Ndërkohë zjarret janë shuar dhe nuk ka rrezik për përhajpje të mëtejshme në uzinat e tjera të parkut kimik.

Zyra Federale për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën e Fatkeqësive e përcaktoi ngjarjen si "rrezik ekstrem" dhe paralajmëroi popullsinë civile të mos hapë dritaret.

Sipas matjeve të para të ajrit që bënë njësitë e mbrojtjes së mjedisit në veri të Këlnit rreth mesditës rezultoi se për popullsinë aktualisht nuk ka ndonjë rrezik. Megjithatë shoferëve të makinave u kërkohet që të mos hapin dritaret si dhe sistemin e ventilimit në makinë.

Rauchwolke über Chempark Leverkusen
Fotografi: Oliver Berg/picture alliance/dpa

Hetimet nëse prej shpërthimit dhe zjarreve janë çliruar në ajër substanca helmuese vazhdojnë.

Parku kimik strehon 70 kompani

I ashtuquajturi park kimik - Chempark - është një nga parqet më të mëdhenj të industrisë kimike në Evropë.

Në një sipërfaqe prej rreth njëmbëdhjetë kilometrash katrorë në këtë park kanë uzinat e tyre mbi 70 kompani, ku punojnë rreth 50,000 vetë në fushat e prodhimit, kërkimit dhe shërbimeve. Vetëm rrjeti i brendshëm rrugor i parkut ka një gjatësi mbi 100 kilometra.

Deutschland Rauchwolke über Chemiepark Leverkusen
Fotografi: Mirko Wolf/dpa/picture alliance

Aty prodhohen kimikate, lëndët e para petrokimike dhe polimerë. Portofoli përfshin rreth 10,000 materiale të ndryshme të papërpunuara dhe produkte si amoniaku, benzeni, goma, silikonet dhe acidi klorhidrik. Parku është i lidhur me sistemin evropian të tubacioneve për naftë dhe benzinë ​​të papërpunuar, gaz natyror, etilen dhe produkte të tjera petrokimike.

Në vitin 2019, koncernet kimike Bayer dhe Lanxess ua shitën aksionet e tyre Currentas - një kompani investimesh në infrastrukturë që i takon bankës australiane Macquarie.