Shqipëri: Qindra raste të reja infektimesh në ditë
23 Gusht 2021Burime zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik bëjnë të ditur se numri total i infektimeve të reja me virusin Corona javën që kaloi,(16-22 gusht 2021) arriti në në Shqipëri, në mbi 3 mijë vetë dhe ai i viktimave në 12.
Që nga fillimi i muajit gusht rezultojnë të jenë gjithsej 5 667 raste dhe 20 viktima.Të shtunën (21.08) numri i rasteve të reja arriti shifrën më të lartë që nga fundimaji i këtij viti. Në spitalin infektiv anti-Covid, në Qendrën Spitalore Universitare” Nënë Tereza”nga një numër i pakët pacientësh në fundmajin e këtij viti janë të shtruar 73 pacientë, kurimi i të cilëve kërkon të rikthehen shërbimet e specializuara.
Rastet e reja të infektuara nga virusi Corona janë të përhapura pothuajse në të gjthë vendin duke prekur 43 bashki nga 61 që ka në total Shqipëria. Tirana vazhdon të kryesojë me 217 raste të reja, e ndjekur nga Shkodra me 98, Vlora me 51 dhe Durrësi me 38.
Maska dhe distancimi social nuk respektohen në Shqipëri
Shkak për një grafik të tillë në në rritje të rasteve të reja dhe i viktimave pas disa muajsh pa asnjë humbje jete, sipas autoriteteve shëndetësore, është qarkullimi i shpeshtë i variantit Deta, të virusit Corona, që ka hyrë në Shqipëri që në fillim të kësaj vere, në qershor. Masat mbrojtëse si vendosja e maskës në mjedise të mbyllura dhe distancimi social pothuajse nuk respektohen fare dhe ende autoritetet nuk po reagojnë për të rikthyer masat shtënguese.
Apeli i autoriteteve shqiptare ndaj qytetarëve aktualisht është i fokusuar në kryerjen e vaksinave anti-Covid deri në fund të këtij muaji, që është shpallur "muaj i hapur” për vaksinimet mbi moshën 18 vjeꞔ.
Nga të dhënat zyrtare rezulton se në Shqipëri janë përdorur 1,3 milionë doza të vaksinave anti-Covid, ku rreth 35 përqind e tyre u përket vaksinimit të qytetarëve mbi 18 vjeꞔ me dozën e parë.
Masat shtrënguese anti Covid-19 u lehtësuan nga autoritetet në fundqershorin e këtij viti kur në spitalin Infektiv të Qëndrës Universitare,”Nënë Tereza” në Tiranë, që ishte në frontin e parë të përballjes së epidemisë, pati vetëm disa pacientë të shtruar, të infektuar me virusin corona. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik flasin për anë 5129 pacientë aktivë me virusin Corona në të gjithë vendin.