Shqipëria dhe Kroacia anëtare të NATO-s më 2009
4 Prill 2008Pas një debati të gjatë, që ishte objekt kundërshtimesh, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer tha: 'NATO-ja përshëndet synimin e Ukrainës dhe të Gjeorgjisë për anëtarësim në aleancë. Jemi pajtuar sot që këto shtete të bëhen anëtare të NATO-s. Të dyja vendet kanë dhënë kontribute të vlefshme për operacionet e aleancës. Ne përshëndesim reformat demokratike në Ukrainë dhe Gjeorgji dhe gëzohemi për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Gjeorgji në maj.'
Megjithatë procesi i anëtarësimit do të shtrihet më shumë në planin kohor. Me gjithë reklamën amerikane Gjermania, Franca dhe anëtarë të tjerë të NATO-s u shprehën kundër pranimit që sot të Ukrainës dhe të Gjeorgjisë në të ashtuquajturin Program të Veprimit për Anëtarësi (MAP). Këtë hap do ta verifikojnë edhe një herë ministrat e jashtëm të NATO-s në dhjetor dhe do të vendosin në mënyrë të pavarur për pranimin në MAP.
Programi i Veprimit për Anëtarësi është shkalla e fundit para bisedimeve të vërteta të anëtarësimit. Politikanë gjermanë kishin paralajmëruar që të mos zemërohej në këtë çast Rusia me pranimin e Ukrainës dhe të Gjeorgjisë. Presidenti rus Vladimir Putin, i cili është të premten i ftuar i samitit të NATO-s, i ka refuzuar vazhdimisht ambiciet e dy ish-republikave sovjetike për anëtarësim në NATO. Megjithatë kancelarja gjermane Angela Merkel e mohoi që Rusia të ketë ndikim: Fytyra të zhgënjyera kishte në delegacionin maqedonas. Për arsye të grindjes së pazgjidhur mbi emrin me Greqinë Maqedonia nuk u ftua për anëtarësim në NATO. Vetëm pasi të jetë zgjidhur grindja për emrin e shtetit me vendin anëtar të NATO-s, Greqinë, mund të anëtarësohet edhe Maqedonia. Bisedimet për grindjen mbi emrin do të intensifikohen. Kroacisë dhe Shqipërisë iu dokumentua solemnisht që në pranverë të 2009-ës mund t'i bashkohen aleancës.
Gjatë natës kishte dështuar përpjekja e fundit për të gjetur një emër shtetëror për Maqedoninë, i cili mund të pranohej prej qeverive në Shkup dhe Athinë. Greqia e kërkon emrin Maqedoni për provincën e saj veriore derisa Maqedonia nuk donte ta pranonte propozimin Republika e Re e Maqedonisë (Shkup). NATO-ja u përpoq që skandali diplomatik të mos dukej si refuzim i shtetit ballkanik. Jaap de Hoop Scheffer lavdëroi shprehimisht reformat në Maqedoni. Sipas tij, për nga gjendja e brendshme dhe ushtarakisht Maqedonia është gati për anëtarësim. Krerët e shteteve dhe të qeverive të NATO-s vendosën gjithashtu që të fillojnë bisedime intensive me Bonsje-Hercegovinën dhe Malin e Zi për përgatitjen e anëtarësimit.