Shtetet arabe finacojnë islamizmin në Ballkan
18 Maj 2017Qeveria Gjermane konstaton rritje të ndikimit islamik të mbështetur nga Arbabia Saudite dhe nga shtetet e tjera të Gjirit Persik në Ballkanin Perëndimor, shkruan gazeta "Die Welt" duke iu referuar burimeve qeveritare.
"Organizata misionare nga Arabia Saudite janë aktive në Kosovë dhe po zgjerojnë interpretimin e vehabizmit në fenë islame nëpërmjet imamëve të dërguar”, thuhet në vlerësimin e qeverisë gjermane në përgjigje të pyetjeve të parashtruara nga Partia e Majtë në Bundestag.
Gazeta konstaton se vehabizmi është pothuajse indentik me salafizmin. Më tej gazeta "Die Welt" shkruan për angazhimin e vazhdueshëm të individëve si dhe të organizatave joqeveritare e atyre gjysmëqeveritare në bashkësitë Islame në Kosovë.
Forcim i ndikimit të Turqisë në Ballkan
Përveç ndikimit saudit, konstatohet edhe forcimi i ndikimit të Turqisë në Ballkan. "Pas ardhjes në qeverisë së AKP-së në vitin 2002 dhe sidomos gjatë mandatit të ish-ministrit të jashtëm Ahmet Davutoglu, pati një riorientim të politikës së jashtme turke. Orietimi i ri përfshin rajonin e Ballkanit, që si territor i dikurshëm i Peradorisë Osmane gjendet në fokusin politikës turke," vlerëson qeveria në Berlin. Në këtë projeksion politik Turqia tenton "të luajë një rol aktiv në rajon".
Pas dështimit të grushtit të shtetit në Turqi në korrik të vitit 2016, konflikti midis qeverisë turke dhe lëvizjes Gylen u transferua në Ballkan, kryesisht në Bosnjë, Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, thotë gazeta "Die Welt".
Qeveria gjermane pohon se pas dështimit të grushtit të shtetit: "qeveria turke ka zgjeruar aktivitetet për ta larguar lëvizjen Gylen nga Ballkani në bashkëpunim me qeveritë e këtyre vendeve”.