Shtohen rastet e fruthit në Evropë
29 Prill 2013Jo vetëm në Gjermani por edhe në vende të tjera evropiane, fruthi po përjeton aktualisht një comeback të padëshiruar. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Evropë vetëm tri vitet e fundit janë raportuar 90 000 raste të fruthit. Nga viti 2010 në vitin 2011 numri është katërfishuar u njoftua në Kongresin Evropian për Sëmundjet Infektive (ECCMID) në Berlin. Në këtë takim që vazhdon deri të martën (30.04) marrin pjesë më shumë se 10.000 mjekë.
Në shumë vende skepticizëm në lidhje me vaksinimin
"Sidomos Franca, por dhe Italia dhe Anglia janë të prekura", tha ekspertja e OBSH-së për fruthin prof. Susanna Esposito nga Universiteti i Milanos. Edhe në Gjermani po regjistrohen shumë raste javëve të fundit.
Shkaku për këtë shtim të rasteve të infektimit në Evropën Perëndimore është sipas ekspertes skepticizmi që ndeshet në shumë vende në lidhje me vaksinimin, dhe frika nga dëmet që mund të shkaktohen nga efektet anësore të vaksinimit. "Ndër të tjera, kjo frikë lidhet me një studim të publikuar në vitin 2009, sipas së cilit vaksina e kombinuare fruthit-shytave-dhe lisë së pyllit mund të ketë lidhje me sëmundjejen e autizmit," thotë Esposito. "Por të dhënat e përdoruara për atë studim janë plotësisht të gabuara. Kjo tashmë është e qartë." - thotë ekspertja. Gjithësesi pasoja është se përqindja e imunizimit prej 95 për qind, e cila është e nevojshme për eliminimin e fruthit në radhët e përgjitshme të popullasisë, në shumë vende nuk arrihet më
thotë ekspertja.
Sidomos të lënë pas dore sintit dhe romët
Sëmundje e fruthit është shumë ngjitëse dhe manifestohet me pika tipike të kuqe në lëkurë. Fruthi mund të të çojë edhe në komplikacione kërcënuese për jetën të tilla si inflamacion të trurit (encefalit) dhe të mushkërive. Në pjesën lindore të Evropës, si në Rumani rastet e fruthit janë të shpeshta, sepse aty për një kohë të gjatë nuk ka pasur vaksinim të gjerë të popullatës. Sidomos pas dore janë lënë sintit dhe romët. Në vitin 2010 në Rumani ka pasur një shpërthim të fruthit me 24 000 të prekur, 90 për qind e të cilëve ishin romë. Të gjitha shtetet duhet të marrin pjesë në programin e vaksinimit kundër fruthit, thekson Esposito. I rëndësishëm nuk është vetëm vaksinimi fillestar por edhe përsëritja e vaksinimit gjë që shumë e lënë pas dore. Pa përsëritjen e vaksinimit fushëveprimi i mbrojtjes nga vaksina vlen vetëm për pesë vjet, thotë ekspertja.
dpa/dw