Shtohen sulmet në Afganistan, 7 fëmijë viktima
18 Qershor 2007Reklamë
Kabul: Gjatë një sulmi nga ajri të trupave të koalicionit të udhëhequr nga amerikanët ndaj luftëtarëve të dyshuar të Al-Kaidës të fshehur në lindje të Afganistanit, janë vrarë shtatë fëmijë. Po ashtu nga një sulm tjetër në provincën Paktika, janë vrarë shumë ekstremistë, bën të ditur ushtria amerikane. Sipas informacioneve vendore luftëtarët e organizatës terroriste kishin gjetur strehë në një kompleks ndërtesash, me xhami dhe shkollë të fesë islame. Brenda 24 orëve të fundit ka ndodhur edhe një tjetër incident tragjik, ku kanë mbetur të vrarë tre ushtarë të trupës ndërkombëtare dhe përkthyesi i tyre, si pasojë e një shpërthimi të një bombe në rrugë.