Shtypi gjerman për situatën në Shqipëri
25 Maj 2011„Është një ëndërr e keqe, që po vazhdon në Shqipëri qysh pas rënies së diktaturës komunistë para gati njëzet vjetësh. Pas çdo zgjedhjeje pason një betejë, e cila as nuk mund të imagjinohet në Evropën e sotme: Partia që humbet zgjedhjet i konteston rezultatet, kërcënon me protesta, padi dhe bojkot. Herë rebelojnë të ashtuquajturit demokratë dhe herë socialistët, të dalë nga ish-partia komuniste. Për ta shpëtuar vendin nga kaosi ndërhyjnë diplomatët perëndimorë. Në mbledhje që zgjasin me orë të tëra ata përpiqen t’ u kthejnë arësyen gjelave grindavecë. Demokracia është një sfidë për klasën politike në Shqipëri. Kjo po duket këto ditë. (…) Vëzhguesit kanë frikë se integrimi i Shqipërisë në BE është shtyrë në një të ardhme të largët. (…)"
Gazeta austriake "Die Presse" i kushton gjithashtu vëmendje zhvillimeve të fundit në Shqipëri. Duke iu referuar konfrontimeve të dhunshme në janar të këtij viti, në artikull tërhiqet vëmendja se: "Vëzhguesit kanë frikë, që pas vendimit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mund të përsëriten skena të ngjashme. Trazirat e reja në Shqipëri do të ishin një goditje prapaktheu në rrugën drejt BE-së. Deri tani unioni ka nënshkruar marrëveshjen e asociim-stabilizimit me këtë vend të Ballkanit."
Gazeta liberale austriake "Der Standard" në numrin e sotëm shkruan: "Zgjedhjet lokale në Shqipëri në radhë të parë tregojnë, që një sërë institucionesh kontrollohen prej partive. Demokratët nën Sali Berishën dhe socialistët në kryebashkiakun Edi Rama me klientelzimin e tyre kujdesen, që administrata të mbetet në varësi dhe të mos krijohet besimi tek shteti. Rezultatet e zgjedhjeve reflektojnë fort edhe se kush posedon më shumë para. (...) Shqipëria është një demokraci e kryesuar nga politkanë që nuk mendojnë në mënyrë demokratike. Hapi i mëtejshëm duhet të jetë, që shqiptarët të mësojnë, se si t' i të shpëtojnë prej tyre. Urgjentisht."
"SZ" ; "Die Presse"; "Der Standard" / vfb
Redaktoi: E. Xhani