1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi gjerman për vrasjet në amok

PP12 Mars 2009
https://p.dw.com/p/HATU
Fotografi: picture-alliance/dpa

Vrasjet në amok që tronditën dje Gjermaninë janë në qendër të shtypit të sotëm gjerman.

Weser Kurier shkruan:

"Pas çdo rasti amoku publikun e torturojnë dy pyetje të mëdha. Çfarë e shtyu atë që ta bënte këtë vepër? Dhe si mund të merren masa parandaluese që gjëra të tilla të mos ndodhin më? Gjatë dy viteve të fundit vetëm nëpër shkollat e landit Baden-Württemberg ka pasur 114 kërcënime për amok, u tha dje prej Minstrisë së Brendshme të landit në Stuttgart. Aha. Dhe pas kësaj dosjet e hapura pas gjithë gjasash janë mbyllur mes 228 kapakësh dosjesh. Ndoshta dje ndonjëri prej tyre është ringjallur si një zombi shumë real - dhe ka rizgjuar pyetjet e vjetra. Çmimi për përgjigjet është shtuar me 17 jetë të tjera."

Kurse Main Echo vëren:

"Interneti, sado përpara që e çon shoqërinë, ka anët e tij të frikshme: Në internet të rinjtë mund të shohin pa mburojat mbrojtëse që ka ende televizori, skenat më të tmerrshme dhe të vrasin nëpër lojëra figura të ndryshme. Për të gjitha këto është folur mijëra herë. Sipas ritualit - edhe tani pas vrasjesh të tilla ngrihen zëra që kërkojnë, ligje më të ashpra dhe pajisje më të mira. Politika ka ndërmarrë në këtë drejtim disa gjëra të arsyeshme. Por ndërhyrje të tilla nuk janë kurrë në gjendje të mbyllin të gjitha vrimat e mundshme. Një dëshmi të tmerrshme për këtë orfron Finlanda: pikërisht në këtë vend ku si thuhet shkollat janë parajsë në vitin 2007 dhe 2008, dy të rinj vranë gjatë dy masakrash në shkollë 18 bashkënxënës.