1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shumë azilantë shfaqin probleme psikike

19 Shtator 2019

Psikologët gjermanë kanë biseduar me refugjatët që qëndrojnë në qendrat e pritjes në Lajpcig, Gjermani. Më shumë se gjysma e tyre shfaq shenja të destabilizimit psikik.

https://p.dw.com/p/3Po26
Symbolbild - Asyl beantragen
Fotografi: picture-alliance/dpa/B. Roessler

Në një pyetësor shkencor të zhvilluar në një qendër pritjeje të azilantëve në Lajpcig, më shumë se 50% e azilkërkuesve kanë shfaqur probleme psikike. Një e treta e të anketuarve ka treguar shenja të shqetësimeve posttraumatike, një pjesë tjetër ka raportuar për simptoma si rrahje të shtuara të zemrës, shenja paniku,e të tjera bëri të ditur Universiteti i Lajpcigut.

Nevojë për trajtime të shpejta

Po ashtu tek shumë azilkërkues vërehen edhe shenjat e depresionit. Për studimin e Universitetit të Lajpcigut janë anketuar nga maji i vitit 2017 deri deri në qershor të këtij viti, 569 persona madhorë nga më shumë se 30 vende të botës. Anketimi u zhvillua me gjysmën e tyre brenda javës së parë të mbërritjes në qendrën e pritjes. Sipas studiuesve ky është një reflektim i situatës momentale menjëherë pas mbërritjes së azilkërkuesve.

Symbolbild Angst Depression
Fotografi: Fotolia/lassedesignen

Sipas psikologëve mund të ndodhë që ata të shfaqin probleme të tjera psikike, por ka edhe nga ata që në një ambient të qetë e të sigurtë arrijnë madje t'i tejkalojnë problemet me shëndetin mendor. Studiuesit i shohin këto rezultate të studimit si shenjë të rëndimit psikik për shumë azilantë. Sipas tyre pa një trajtim të shpejtë dhe të orientuar nga nevojat e tyre, rreziku i një përkeqësimi të shëndetit mendor tek kjo kategori është shumë i lartë.

 

 

 

la/(afp, dpa)