Kështu duan të veprojnë shtetet e BE me Iranin
1 Shkurt 2019INSTEX (Instrument in support of trade exchanges) quhet shkurtimi i instrumentit të ri financiar, të cilin ministrat e Jashtëm të Francës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë e pagëzuan në takimin e tyre në Bukuresht. Qendra e këtj programi do jetë në Francë, drejtor do të jetë bankieri gjerman, Per Fischer dhe Bordi vëzhgues do të zihet nga britanikët. Në këtë mënyrë të tre vendet që nënshkruan këtë program ndajnë rreziqet, që mund të krijohen nga masat që mund të marrë qeveria amerikane, sepse synimi i këij aksioni është t' i shpëtohet sanksioneve të Uashingtonit kundër Iranit.
Një sinjal politik
Ky BE-3, kërkon "t'i mundësojë sipërmarrjeve europiane të bëjnë tregëti legjitime me Iranin, sidomos në sektorin e kujdesit për shëndetin dhe furnizimin me ushqime", shpjegon ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian. Fillimisht kjo do jetë e kufizuar në furnizime humanitare dhe mallra konsumi për popullsinë. "Ky mund të jetë një gjest i rëndësishëm politik, për të treguar përkrahjen tonë për marrëveshjen e armëve bërthamore dhe për të respektuar marrëveshjen e lidhur më 2015 në Vjenë," tha ai.
INSTEX është po ashtu një sinjal politik, se europianët do të shohin interesin e tyre dhe të sipërmarrjeve që duan të bëjnë tregëti legale me Iranin. Mungojnë edhe disa hapa të tjerë për ta bërë funksionues instrumentin financiar, por të gjithë janë të vendosur për të punuar për këtë
Të detyruar nga marrëveshja e armëve bërthamore
Edhe ministri i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt e quan këtë instrument "shenjë praktike që tregon se ne duam të përmbushim detyrimet e marrëveshjes së 2015 për armët bërthamore". Tani do të identifikohen partnerët përkatës në palën iraniane, në mënyrë që INSTEX të vihet në punë. Ky aksion i përbashkët është një pjesë qëndrore e përpjekjeve ndërkombëtare, për të kufizuar përhapjen e armëve bërthamore. Njëkohësisht, thotë Hunt, që BE-3 është i shqetësuar për "politikën armiqësore dhe destabilizuese të Iranit në rajon". Kjo kritikë nuk ka të bëjë me krijimin e INSTEX.
"Ne tregojmë, se jemi të aftë për të vepruar dhe që besojmë në marrëveshjen bërthamore me Iranin," thekson ministri i Jashtëm gjerman, Maas. Pakti prek direkt interesat europine në çështjet e sigurisë. Nëpërmjet INSTEX-it do të tregohet se BE-3 do të ndjekë interesa ekonomike me Iranin dhe për këtë duhet krijuar një kanal për bërjen e pagesave. Maas beson se një mundësi e tillë ekziston në mënyrë që të flitet për temat e vështira me Iranin.
Të tre ministrat shpresojnë që edhe vende të tjera t' i bashkangjiten INSTEX-it.
Tregëti me këmbim mallrash dhe jo transfera parash
Do të duhen edhe disa muaj, deri sa INSTEX të jetë vërtet i gatshëm për të filluar. E gjitha do të funksionojë si një Clearing-Haus, një lloj burse këmbimi, kur mallrat nga Irani do të përllogariten me eksportet europiane. Në princip nuk kemi të bëjmë me rrjedhje parash, megjithëse sipërmarrjet europiane do të mund të marrin pagesa parash nga INSTEX.
E gjitha do të organizohet në bazë të dollarit dhe me përfshirjen e plotë të sistemit Swift ndërbankar, i cili ndodhet nën kontrollin amerikan. Çfarë volumi do të ketë, nuk thuhet prej ministrave. E qartë është se në të do të marrin pjesë sipërmarrje të vogla dhe të mesme. INSTEX nuk është i përshtatshëm për rifillimin e biznesit me Iranin të sipërmarrjeve të mëdha, sepse ato ndodhen nën presionin direkt të sanksioneve amerikane.
Këtë problem e shohin edhe deputetët e Parlamenti europian, si për shembull deputeti i Të gjebërve, Reinhard Bütikofer. Ai përshëndet faktin që BE-3 mundohet të ruajë pavarësinë kundrejt SHBA, por paralajmëron se njëkohësisht se megjithë sanksionete, sipërmarrjet duhet të presin deri sa të marrin pjesë në procesin e INSTEX-it. Megjithatë i gjithë aksioni ka një vlerë politike, që "Europa demonstron me partnerët europianë se ka vullnet të respektojë marrëveshjet që ka lidhur vetë". Ka shumë mundësi që tregimi i vullnetit politik në këtë rast të jetë më i madh se dobia praktike.