1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Si mund të ndalohen xhihadistët në Evropë?

14 Nëntor 2020

Çfarë i shtyn të rinjtë në krahët e ekstremistëve islamikë dhe si mund të riintegrohen ata në shoqëri? Pesë vjet pas sulmeve terroriste me shumë viktima në Paris, këto pyetje urgjente mbeten ende pa përgjigje.

https://p.dw.com/p/3lHg7
Symbolbild zu den Anwerbeversuchen der radikal-islamistischen IS Islamischer...
Fotografi: picture-alliance/dpa

Drezden, Paris, Nicë dhe Vjenë. Pas katër sulmeve terroriste në më pak se një muaj, është e qartë, se pesë vjet pas sulmeve të përgjashme në Paris, ku humbën jetën 130 vetë, terrori islamik në Evropë nuk është mundur.

Edhe një herë, politikanët po konsiderojnë vendosjen e kontrolleve më të rrepta në kufij, duke premtuar bashkëpunim më të ngushtë me shërbimet e sigurisë dhe duke bërë thirrje për veprime më të ashpra kundër militantëve islamistë, të cilët vlerësohen si kërcënim.

Sulmet më të fundit nxjerrin në pah rrezikun e veçantë të paraqitur nga autorë që janë pjesë e një rrjeti simpatizantësh. Si janë këta njerëz? Çfarë i motivon ata? Pasqyra aktuale e salafizmit në landin më të populluar të Gjermanisë, Renani Veriore-Vestfali, paralajmëron: "Vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet potencialit të konsiderueshëm të salafistëve të rinj dhe të dhunshëm. Në vitet e fundit, të rinjtë janë vënë në shënjestër të propagandës xhihadiste me më shumë forcë dhe në një moshë më të re dhe kanë reaguar ndaj saj më pozitivisht".

Oliver Roy, një ekspert francez për islamizmin, gjithashtu sheh kryesisht meshkuj të rinj "të hipnotizuar nga dhuna e xhihadit", të cilët pretendojnë të jenë myslimanë më të mirë se prindërit e tyre pa shpenzuar vite duke studiuar Kuranin. Sipas mendimit të Roy, kjo është një rini rebele që përshkruan revoltën e saj në një rrëfim islamik - një rrëfim i furnizuar nga organizata të tilla si Al-Kaida dhe i ashtuquajturi "Shteti Islamik" (IS).

Österreich Anschlag in Wien
Në sulmin terrorist në Vjenë humbën jetën 4 vetë, 3 nëntor 2020Fotografi: Leonhard Foeger/REUTERS

'Kulti i vdekjes'

Duke folur për DW, Roy e përmendi atë si një "kult të vdekjes". Kur këta të rinj vrasin, tha ai, "Ata presin që të vriten... Kjo nuk është një ideologji më shumë se sa një trajektore personale. Ata kanë një qëllim: Të shkojnë në parajsë, të vdesin si martir."

Sociologu me qendër në Frankfurt, Felix Rossmeissl, i cili është pjesë e një projekti kërkimor që heton temën e xhihadit, preferon ta përshkruajë atë si një "dinamikë prove". Të rinjtë dhe të rejat, tha ai, dëshirojnë të dëshmojnë se mund të përmbushin pritshmëritë dhe kjo është mënyra se si ata detyrohen të kryejnë akte dhune.

Në analizën e tij, "ajo përfaqëson një alternativë ndaj dinamikës tradicionale të provës, të cilat në shoqërinë tonë janë të lidhura kryesisht me punën profesionale dhe suksesin akademik". Rossmeissl thotë se kjo është arsyeja pse të rinjtë që kanë vështirësi të bëjnë kalimin në jetën e të rriturit janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj propagandës xhihadiste.

Kufijtë e deradikalizimit

Thomas Mücke i njeh këta njerëz. Ai punon me ta. Mücke, një mësues dhe psikolog i kualifikuar, është drejtori menaxhues i Rrjetit të Parandalimit të Dhunës (VPN), i cili punon në deradikalizimin e ekstremistëve të dhunshëm. "Ne e dimë, natyrisht, se njerëzit që janë të paqëndrueshëm ose që po kalojnë një krizë mund të rekrutohen shumë shpejt nga persona në skenën ekstremiste," tha Mücke për DW.

Kur punonjësit e VPN-së punojnë në burgje me njerëz që ka të ngjarë të paraqesin një kërcënim, me të kthyerit nga Shteti Islamik, ose me islamistë të dhunshëm, përparësia e tyre kryesore është "të bëjnë të mundur që këta njerëz t'i venë gishtin kokës, t'u jepet mundësia të fillojnë të mendojnë sërish për veten e tyre”, tha ai. "Në skenën islamike, mënyra se si funksionon është që ju duhet të bindeni, duhet të nënshtroheni. Dhe ata humbasin aftësinë për të qenë kritikë e të shtrojnë pyetje dhe për të menduar vetë."

Mücke, megjithatë, e di se ka kufij për atë që mund të arrijë deradikalizimi. "Ne nuk duhet të kemi iluzione, se nëse bëjmë një përpjekje të madhe në fushën e sigurisë, në fushën e punës socio-pedagogjike, nuk do të ketë kurrë një sulm. Sulme do të ketë gjithmonë."

Frankreich Nizza | Trauer nach Anschlag | Basilika Notre-Dame
Pikëllim pas sulmit në NicëFotografi: Marina Strauß/DW

Drejtori i VPN flet nga përvoja e hidhur. Një nga klientët, me të cilët kishin të bënin kolegët e tij ishte 20-vjeçari që sulmoi dy burra homoseksualë me thikë në Drezden në fillim të tetorit, duke vrarë njërin prej tyre. Punonjësit socialë e kishin takuar atë dy ditë para sulmit, dhe përsëri më pas - pa dijeni se klienti i tyre kishte lidhje me vrasjen.

Mashtrimi i jobesimtarëve

Në këto raste, Mimoun Berrissoun thotë se "takia", ose fshehja e besimit fetar nga jobesimtarët, luan rol. Berrissoun, një djalë i ri me origjinë marokene, themeloi OJQ-në "180° Wende" (Kthesa 180°) në Këln.

Njerëzit që punojnë atje, shumica e të cilëve janë vullnetarë, synojnë të parandalojnë që djemtë e rinj të bien në ekstremizëm dhe kriminalitet. "Nëse, për shembull, ka vendime gjyqësore që e detyrojnë një person të respektojë disa masa, por përbrenda  ata ende nuk janë shkëputur nga ideologjia, është shumë e vështirë t'i shkëpusësh nga ajo skenë, nga ajo ideologji", thotë Berrissoun.

Megjithatë, duke marrë parasysh qindra njerëz me të cilët VPN ka punuar, Thomas Mücke është i bindur se, po të liheshin në duart e tyre, "potenciali i atyre që mund të kryenin sulme do të ishte sigurisht më i madh".

'Situata shpërthyese' në burgje

Potenciali është tashmë i madh. Numri i islamistëve të njohur që përbëjnë kërcënim në Gjermani aktualisht është rreth 620. Dhe sipas një investigimi nga "Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ka më shumë se 130 islamistë në burgjet gjermane. Deradikalizimi dhe puna parandaluese kryhet në burgje, kryesisht nga organizata si VPN. Por pandemia COVID-19 po ndikon shumë në këtë punë, thotë Jens Borchert, një kriminolog në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Merseburg. "Shumë programe për deradikalizimin në burg nuk kanë mundësi të fillojnë ose zhvillohen në masën e planifikuar fillimisht," i tha ai DW.

Në përgjithësi, Borchert e konsideron situatën në burgjet gjermane si "shpërthyese". Më pak anëtarë të stafit janë në dispozicion për punë në institucione për shkak të koronavirusit dhe të gjitha llojet e teorive konspirative po bëjnë xhiron e tyre.

Kjo u konfirmua për DW nga punonjësit që punojnë në sistemin e drejtësisë. Ata theksojnë se përkundër të gjitha masave të vendosura në vitet e fundit, rreziku i të burgosurve që të radikalizohen ndërsa janë në qelitë e burgut është ende shumë i pranishëm. Sulmet janë një temë bisede mes të arrestuarve dhe, edhe pse ata nuk e pranojnë në mënyrë të qartë dhunën kur flasin me stafin, disa e konsiderojnë mësuesin e frëngjishtes të cilit iu pre koka nga një ekstremist islamik në Paris si pjesërisht përgjegjës për fatin e tij.

Politologe und Pädagoge Thomas Mücke
Thomas MückeFotografi: VPN/Klages

'Pa rrjet komandues'

Ajo që e bën situatën kaq të rrezikshme dhe kaq të vështirë për shërbimet e sigurisë për të mbajtur një pasqyrë të situatës është se terrorizmi islamik nuk ka nevojë për një organizatë në kuptimin klasik, me grupime sekrete dhe seli të fshehura. Rrjetet e lira janë të mjaftueshme, siç është potenciali i njerëzve të radikalizuar, të cilat mund të shfrytëzohen përmes propagandës ose përmes sulmeve të tjera.

Kreu i VPN Mücke përmend sulmin e Vjenës si një shembull. Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë, por ai nënvizon: "Nuk ka absolutisht rrjet të qartë komandimi. "Në vend të kësaj, historitë futen në qarkullim: ‘Tani duhet të bësh diçka'. Dhe pastaj ka njerëz që ndërmarrin veprime pa dhënë askush në të vërtetë një urdhër që ata ta bëjnë këtë," tha Mücke.

Në fund të fundit, është një betejë për të kontrolluar këto ngjarje. Kjo është arsyeja pse Mimoun Berrissoun, themeluesi i Kthesa 180°, po bën thirrje për një lëvizje të fortë kundër komuniteteve myslimane. Ai thotë se duhet të sigurojë që të mos ketë vend për joshjen e rekrutuesve islamikë. Dhe nuk duhet të lejojë që "të rinjtë të rekrutohen fshehurazi përmes WhatsApp ose Telegram", thotë ai. "Ne duhet t'i arrijmë këta të rinj para se ata t'i arrijnë."