1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vendimi me vdekje për Muhamed Mursi

Kersten Knipp17 Maj 2015

Dënimi me vdekje për ish-presidentin, Muhamed Mursi ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare. Shumë vëzhgues shohin tek drejtësia krahun e zgjatur politik të qeverisë Al-Sisi.

https://p.dw.com/p/1FQrn
Mohamed Mursi Urteil Kairo Todesurteil
Mursi dëgjon vendimin me vdekje kundër tij -16.05.2015Fotografi: picture-alliance/dpa/N. Galal/A. Alyoum

Reagimet pas vendimit të gjykatës egjiptiane të shtunën (16.05) ishin të menjëhershme. Amr Darrag, politikani që punoi si ministër nën qeverinë e Mursiut, aktualisht në ekzil Stamboll dënoi ashpër menjëherë vendimin e gjykatësve: “Ky është një vendim politik. Bëhet fjalë për një vrasje, që duhet çuar me sa duket deri në fund”. Sipas Darrag vendimi bazohet në “gënjeshtra, thashetheme dhe teori paranoide konspiracioni.” Ai kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që të protestojë.

Një gjykatë egjiptiane e dënoi presidentin e rrëzuar Muhamed Mursi nga pushteti në korrik 2013 duke e parë si të vërtetuar që Mursi në fillim të vitit 2011, në kohën e revolucionit, kishte organizuar ilegalisht daljen nga burgu bashkë me Hamasin palestinez dhe Hizbollahun libanez – të dyja lëvizje islamiste, si Vëllazëria Myslimane, pjesë e së cilës është edhe Mursi. Myftiu i lartë i Egjiptit duhet ta konfirmojë këtë vendim. Por Mursi dhe qindra anëtarë të tjerë të Vëllazërisë Myslimane mund ta apelojnë vendimin.

Gipfeltreffen der arabischen Liga in Ägypten
Që nga ardhja në pushtet e presidentit egjiptian al-Sisi merren masa ndëshkuese kundër Vëllazërisë MyslimaneFotografi: Reuters/Dalsh

"Shtypje, urrejtje dhe dhunë"

Edhe në Egjipt u kritikua vendimi nga parti pranë Vëllazërisë Myslimane. Kështu një zëdhënës i Partisë së Zhvillimit dhe Ndërtimit u shpreh se vendimi „është marrë në një atmosferë të shtypjes, urrejtjes dhe dhunës.“ Edhe parti të tjera ishin shumë të qarta në deklaratat e tyre. Një zëdhënës i Partisë Kushtetuese të ish-drejtorit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike në Vjenë, Mohamed El-Baradei, e cilësoi vendimin „një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.“

Edhe Amnesty International e kritikoi vendimin, por edhe procesin gjyqësor, duke e parë atë në tërësi si „proces të padrejtë“. Kështu u shpreh për Deutschen Welle-n Mohamed Elmessiry, përgjegjës tek AI për vendet e Afrikës Veriore. Për muaj me radhë Mursi nuk kishte asnjë mundësi të mbrojtjes ligjore, as kundër arrestimit të tij ai nuk kishte asnjë shans të mbrohej. „Të gjitha vendimet kundër tij janë të pabaza – dhe kjo jo në bazë të së drejtës ndërkombëtare por edhe sipas ligjeve egjiptiane“, thekson Elmessiry që vetë vjen nga Egjipti.

Demonstration in Kairo 24.01.2015
Përkrahës të Vëllazërisë Myslimane protestojnë në KajroFotografi: Mohamed El-Shaed/AFP/Getty Images

Kritikëve u duhet mbyllur goja

Sipas Elmessyrit vendime të tilla kaq të ashpra kanë një qëllim „të shtypin diversitetin e mendimeve. Ato drejtohen kundër përkrahësve të Mursit, që në Egjipt aktualisht përbëjnë grupin më të madh opozitar.“

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe në televizioni Al-Jazeera historiani i „Georgetown University” në Uashington, Abdullah al-Arian. “Ministria e drejtësisë jep kontributin e saj që të çimentojë një realitet të ri politik në Egjipt. Në këtë realitet të ri duhet të mos dëgjohen më kundërshtarët. Qëllimi është të rivendoset me të gjithë ashpërsinë e tij sistemi autoritar që kishte zënë rrënjë në Egjipt për dekada të tëra.”

Vendimi tregon se po vazhdon kursi kundër Vëllazërisë Myslimane. Shumë përkrahës të islamistëve ndodhen në burg. Qindra u dënuan me vdekje. AI raporton për 40.000 vetë që në verën e vitit të kaluar – dhe pa asnjë vendim gjyqi – ndodheshin në burgjet e vendit.

"Kthim në kohën e Mubarakut"

Edhe për gazetën gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" vendimi shihet në konteksin e „drejtësisë hakmarrëse“. Ai tregon se kjo lloj drejtësie vepron si „krahu i zgjatur i diktaturës ushtarake në Kajro“. Këto vendime nuk bazohen në parimet e shtetit ligjor, por ato shprehin dëshirën për shpagim. Mënjanimi, poshtërimi, kriminalizimi dhe likuidimi janë metodat aktuale të veprimit kundër Vëllazërisë Myslimane pas zgjedhjes së Al-Sisi si president në maj 2014.

Aktivisti i të drejtave të njeriut në Londër u shpreh për gazetën liberale “al-Araby-al Jadeed” se al-Sisi po kërkon të marrë përmasat e një faraoni. Ai nuk do të dëgjojë më asnjë kritikë apo këshillë. Edhe sipas ekspertit të AI, Mohamed Elmessiry, ky sundim i pakufizuar nuk i bën mirë vendit: „Ndërkohë jemi rikthyer në kohët e rrëta të regjimit të Mubarakut që nuk lejonte asnjë kundërshtim.“